Sot duke filluar nga ora 19:30 Baleti Kombëtar i Kosovës sjell shfaqjen e shumëpritur “Arrëthyesi”, si dhuratë të fundvitit për publikun.
Datat 16 dhe 17 dhjetor janë rezervuar për premierën e kësaj shfaqje e cila vjen si rezultat i bashkëpunimit në mes të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Filharmonisë së Kosovës.
Nën koreografinë e Ilir Kernit, “Arrëthyesi”, një nga shfaqjet më të njohura të repertorit botëror klasik, do shfaqet për herë të parë në Prishtinë.
Ky produksion i përmasave të jashtëzakonshme do të shfaqet në Sallën AMC.
’Arrërthyesi’, vepër e njohur e kompozitorit P.I. Tchaikovsky (Çajkovski), do të jetë në repertorin tonë në çdo dhjetor të çdo viti për shkak të natyrës dhe dramaturgjisë së shfaqjes,” ka thënë drejtori i Baletit Kombetar të Kosovës, Sinan Kajtazi.
Baleti “Arrëthyesi”
“Arrëthyesi” është krijuar nga kompozitori rus P.I. Çajkovski, mes 1891-1892. Është shfaqje me dy akte në tri skena, e bazuar në tregimit, “Arrëthyesi dhe mbreti miush” të shkrimtarit gjerman Ernst Theodor Wilhelm Hoffmann.Shfaqja flet për historinë e një të reje me emrin Klara, e cila zvogëlohet sa një miush dhe bashkë arrëthyesi i saj shkojnë në luftë së bashku me lodrat e tjera kundër miut të lig./Katror.info