“Me mister X në Romë”, shkruan Rama në videon e postuar në Facebook ku shfaqet së bashku me kreun e platformës X (ish Twitter), të Space X e Tesla-s, Elon Musk.
Rama në video shihet teksa flet gjatë gjithë kohës, derisa Musk duket se aprovon përmes lëvizjes së kokës secilën fjalë që nxjerr nga goja kryeministri i Shqipërisë
Rama ishte në Romë me ftesë të kryeministres italiane Georgia Meloni, në ditët e politikës, kulturës, debatit në Atreju 202.
Përveç miliarderit të teknologjisë dhe kryeministrit Edi Rama, atje po merr pjesë edhe kryeminstri britanik Rishi Sunak./Katror.info