Shumica e yjeve të pop-it pushojnë në mëngjes pas koncerteve të çmenduara gjatë netëve të kaluara. Megjithatë ky s’është rasti me Dua Lipën, ajo nuk është si shumica e yjeve të estradës.
Në vend të kësaj, ajo planifikon me zell hapat e ardhshëm në pjesë të tjera të karrierës së saj në lulëzim – kryesimin e konferencave editoriale për gazetën e saj të sapokrijuar ose intervistimin e një personazhi tjetër në emisonin e saj të serive të podcasteve.

Buletini i saj, Service95, u lansua në shkurt dhe tashmë ka fituar mijëra abonentë.
Larg nga drejtimi i një blogu amator, Lipa, 27 vjeçare, hitet e të ciles përfshijnë One Kiss dhe Levitating, ka punuar me përkushtim në sipërmarrje dhe menaxhim.

Ajo punëson rreth dhjetë njerëz, duke përfshirë Funmi Fetto, e cila është një redaktore kontribuese në British Vogue dhe drejtoresha e bukurisë e revistës Observer, si drejtore editoriale.

“Ajo drejton takimin editorial të Service95 çdo javë, kudo që ndodhet në botë”, tregoi një burim.
“Dua Lipa: Në shërbimin tuaj” është seri podcastësh të stilit të intervistës për të ndarë këshilla, rekomandime dhe histori nga disa nga njerëzit më frymëzues në botë.
Podkastet e reja shpërndahet në mbarë botën me përkthime në spanjisht, portugalisht dhe frëngjisht.
Episodi i parë i këtyre serive dobutoi më 11 shkurt 2022./Katror.info