Këngëtari i mirënjohur, Justin Timberlake do të mbajë një koncert në “Irving Plaza” në New York dhe biletat do të jenë falas, raporton “CBSNews”.
Koncerti do të mbahet për ditëlindjen e këngëtarit me 31 janar.
Lajmin e ka bërë të ditur Timberlake, pasi ka postuar në llogarinë e tij të Instagramit një fotografi më poster që paralajmërojnë koncertin, shkruan koha.
Ai gjithashtu ka ndarë disa pamje të shkurtra që supozohet të jenë nga një këngë e re.
Së fundmi këngëtari ka publikuar trailerin e albumit të tij të ri që quhet “Everything I Thought It Was”.
Albumi që Timberlake pati publikuar në vitin 2018, “Man od the Woods”, ka fituar vendin e parë në toplistën “Billboard Hot 200”./Katror.info