Timberlake foli për këngën e tij të re “Selfish” dhe albumin e ardhshëm “Everything I Thought It Was” gjatë një bisede në Apple Music 1.
Timberlake po ashtu foli për regjistrimin e 100 këngëve për albumin e tij të parë në gjashtë vjet, “Everything I Thought It Was”.
“Kam punuar për një kohë të gjatë në këtë album dhe përfundova me 100 këngë”, tha Timberlake.
Ai shtoi se përzgjedhja e vetëm 18 prej tyre ishte një gjë e vështirë.
Ylli i popit po ashtu u shpreh se sa i emocionuar është për projektin e tij të radhës, shkruan The People.
“Unë mendoj se çdo artist ndoshta e thotë këtë, por është puna ime më e mirë,” tha Timberlake.
Performuesi i “Mirrors” tha se “Everything I Thought It Was” ka momente që janë tepër të sinqerta, por gjithashtu, ka shumë argëtim në këtë album./Katror.info