Festivali i Këngës në RTSH 61 i cili pritet të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor 2022 ëhstë drejt përgatitjeve të fundit, përcjell KultPlus.
Sot është zbuluar edhe emri i të ftuarve special për këtë mbrëmje. Bëhet fjalë për fituesit e Eurovision 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, të cilët pritet të performojnë në Festivaline RTSH-së.
Sipas Eurovision Albania, Gala Dragot është emri tjetër mes të ftuarve specialë të “Fest’ 61”. Gala është fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë dhe në garë për të përfaqësuar Belgjikën në Eurovision 2023.
Presim për surprizat e radhës nga Festival i Këngës i cili këtë vit do të moderohet nga Arbana Osmani.
Festivali do të jetë katër net dhe sa i përket të ftuarve special mendohet të jenë 16. Do të ketë një monolog të veçantë nga aktorja Margarita Xhepa, performancë danci nga Ambeta Toromani e Kledi Kadiu, një tjetër artiste e re shqiptare Gala Aliaj, etj.
Radha e performancave për dy netët e para u vendos në bazë të një shorteu. Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrje në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH disa kohë më parë shpalli dhe listën e pjesëmarrësve./Katror.info