Një lajm i madh ka ardhur nga Federatës së Skitarisë së Kosovës.
Kampionia e botës në kërcimet me ski, Sophie Sorschag, do ta garojë për Kosovën.
“24-vjeçarja është kampione bote me Austrinë në ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Marrëveshja mes drejtuesve të FSK-së, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Ljubljanë të Sllovenisë.
I urojmë shumë fat e suksese Sorschagut në fanellën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Federatës Skitare të Kosovës.