Në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League, Milan-Inter, e cila do të luhet më 10 maj, kërkesat për bleta kanë arritur shifra rekord.
Tuttosport ka këtë titull: “Kërkesa rekord për Euroderbin”. Sipas gazetës torineze, kërkesat janë të mëdha, gati një milion nga e gjithë bota, shifër që nuk ishte kërkuar kurrë më parë. Një rekord i ri prite edhe në aspektin e arkëtimeve për Milanin, duke kaluar 9.1 milionë euro që skuadra kuqezi grumbulloi kundër Tottenhamit.
Atmosfera në prag të kësaj ndeshje në Evropë ka pushtuar mediat italiane dhe tifozët e shumtë që kanë të dyja skuadrat, ku me siguri në mesin e tyre do të ketë jo pak edhe tifozë shqiptarë./Katror.info