Aktori shumë i dashur, Keanu Reeves debutoi me shkrimin e librit të tij komik së fundmi me BRZRKR, një roman grafik.

Fillimisht i lansuar në vitin 2021 me ilustruesin e mirënjohur Ron Garney dhe i shkruar në bashkëpunim me bestsellerin e New York Times, Matt Kindt, u bë lansimi i librave komik më të shiturit në 30 vjet, kurse vëllimi i dytë u prezentua në raftet e librarive rreth dy javë më parë.
“Më pëlqen të tregoj histori”, tha Reeves së fundmi në shoun e Jimmy Kimmel, duke shtuar ia ka pëlqyer gjithmonë të lexojë libra komike si fëmijë dhe gradualisht kishte zgjedhur ato që ishin të përshtatshmet për moshën e tij, shkruan The Good News Network.
Tha se i pëlqenin klasikët: Superman, Batman, Spiderman në moshën 12-14 vjeç, por kaloi në vepra pak më të dhunshme si Frank Miller, si The Wolverine, pas kësaj moshe.
Meqenëse personazhi kryesor, një luftëtar i pavdekshëm rreth 80,000-vjeçar ngjante shumë me Reeves, Kimmel e pyeti nëse ky ishte nga projektimi, diçka të cilën Reeves e pranoi duke e tundur kokën dhe plotësisht i emocionuar.
I gjithë arti për vëllimin e ri u punua nga Ron Garney, dhe atë në letër, jo në mënyrë dixhitale përmes kompjuterit, diçka që Reeves i dha një ndjenjë më origjinale.
“Është e lezetshme. Jep pak aksion, pak emocione”, tha Reeves në fund të intervistës./Katror.info