Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) në një njoftim për media thotë se ka mirëpritur rizgjedhjen e Valdrin Krasniqi si Kryesues i Bordit të Drejtorëve, si dhe të Merita Kasapolli si anëtare e Bordit të Drejtorëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, KEK ka shprehur mirëseardhje të ngrohtë për anëtarët e rinj të bordit, Shpëtim Zharku dhe Filloretë Gashi-Sadiku, të cilët do të kontribuojnë në krijimin e një të ardhme me inovacion dhe rritje të qëndrueshme për KEK.
“Për anëtarët që kanë përfunduar mandatin e tyre, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që ka qenë i rëndësishëm për suksesin e korporatës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje, thuhet se është mbajtur mbledhja konstituive e Bordit të Drejtorëve të KEK sh.a.
Pikat kryesore të rendit të ditës ishin: Konstituimi i Bordit të Drejtorëve të KEK sh.a., si dhe Raportimi mujor mbi aktivitetet e KEK sh.a. nga Kryeshefi Ekzekutiv (U.D.)
“Bordi i Drejtorëve ka filluar punën me përkushtim dhe angazhim të plotë për të siguruar qeverisjen e duhur të korporatës, në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike, si dhe sipas parimeve ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike”, vijon njoftimi./
Përgatiti:
