Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, që ditë më parë mahniti me paraqitjen në “British Fashion Awards 2022”, në këtë vikend ka sjellë për fansat një kolazh fotografish duke shijuar diellin në natyrë.

“Ka ardhur koha për të djegur të gjitha pudingat e Krishtlindjeve që do t’i konsumoj këtë vit. Fundjavë të mbarë, të dashurit e mi,” ka shkruar ajo.

Ditë më parë, artistja e famshme u shfaq tërësisht në të kuqe në ndarjen e madhe të çmimeve të modës, gjersa veshi një fustan të kuq transparent.
Ajo me të cilën mori më shumë vëmendje kanë qenë vetullat, pasi iu nënshtrua një trendi me një fashë rreth pjesës së syve.
