Fushata për modelin e ri 3008 ka nisur prej muajsh dhe shumë e kanë parë prototipin e maskuar në rrugët evropiane. Tani mund të shohim detajet e para.
Njohësit më të mirë të Peugeot dhe industrisë së automobilave tani mund të dhe të vlerësojnë se deri në çfarë mase 3008 i ri do të ndryshojë nga gjenerata aktuale.
Përmasat krejtësisht të reja shoqërohen me detaje tërheqëse si një maskë e zezë me detaje blu (E-3008), por më e rëndësishmja është se SUV-ja merr një formë thuajse si coupe. Teaser-i i njoftimit na jep edhe një vështrim në kabinën e versionit GT, me një ekran të madh 21 inç dhe një timon të veçantë në miniaturë, shkruan Katror.info.
Duke qenë se Peugeot nuk zgjodhi Mynihun për premierën e tij, është e drejtë të thuhet se nuk do të duhet të prisni gjatë për prezantimin e tij. Gjegjësisht, premiera tashmë është planifikuar për 12 shtator./Katror.info