Sot do t’vazhdojmë me nji classic t’nji rock grupi gjerman.
- Kanga “Lemon Tree” u publikua më 3 nëntor 1995.
- “Lemon Tree” është kangë e grupit gjerman Fool’s Garden nga albumi i tyre i tretë, Dish of the Day (1995).
- Vokalisti kryesor i grupit, Peter Freudenthaler, tha se e shkroi këngën një të diele pasdite kur po e priste të dashurën e tij.
Ndonëse kanga u publikua si single në nëntor të vitit 1995, në një hit ndërkombëtar u shndërrua tek në vitin e pasardhës.
- Kanga arriti në numrin 26 në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbeti në vendin e parë për katër javë në Gjermani.
Ndërsa kanga arriti gjithashtu numrin një edhe në vendet si Austri, Islandë, Irlandë, Norvegji dhe Suedi.
Kjo klasike ishte gjithashtu një hit i madh në Evropë, duke arritur në numrin 4 në Eurochart Hot 100.
- Grupi incizoi edhe një version të ri të kangës më parë për publikimin e tyre në 2009 High Times – The Best of Fools Garden.
Fool’s Garden është një rock-grup nga Pforzheim, qytet në Gjermani, të cilët janë aktiv që nga viti 1993. Sipas historisë së tyre të çmimeve, pjesën më të madhe të suksesit të tyre e përjetuan gjatë viteve të ’90-ta. Kjo kangë është nga njëra prej albumeve që ata hodhën gjatë asaj dekade, i treti në diskografinë e tyre, që titullohet Dish of the Day ose shqip Pjata e ditës (1995).
Kanga në Youtube numëron mbi 27 milion klikime.
Deri nesër.. Stay Tuned. 😊/ Katror.info