Për shkak të punimeve në rrugën ”Ukshin Hoti”, ndërmarrja publike komunale në Prishtinë “Trafiku Urban” ka njoftuar qytetarët se të shtunën dhe të dielën do të ketë ndryshim të përkohshëm të qarkullimit për linjat 1A dhe 7C.
”Në bazë të vendimit të Komunës së Prishtinës të datës 03.05.2023, se Ndërmarrja Publike “Termokos” me datë 13.05.2023 dhe 14.05.2023 do të zhvilloj punime në rrugën “Ukshin Hoti”. Trafiku Urban njofton qytetarët se do të ketë ndryshim të përkohshëm për linjat Nr. 1A dhe Nr. 7C. Qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes Bulevardit “Bill Klinton”, thuhet në njoftim.
Përgatiti:
