Patatet e ëmbla, janë më shumë se thjesht patate. Kjo perime e ëmbël është bërë gjithnjë e më e popullarizuar vitet e fundit për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore. Nutricionistja Nmami Agrawal shpjegoi se çfarë i bën patatet e ëmbla një ushqim të shkëlqyeshëm për dimër.
Agrawal thekson se patatet e ëmbla përmbajnë shumë lëndë ushqyese, duke përfshirë vitamina dhe minerale thelbësore, me relativisht pak kalori, raporton Health Site. Ajo thotë se duhet të konsumojmë patate të ëmbla në dimër për tre arsye.
Ja çfarë ka veçuar ajo.
Një burim i mirë i fibrave
Patatet e ëmbla përmbajnë një burim të mirë fibrash, të cilat janë një komponent kyç i tretjes, lëvizjes së duhur të zorrëve dhe humbjes së peshës. Sipas Agraëal, “fibrat ju mbajnë të ngopur më gjatë, duke parandaluar të ngrënit e tepërt”. Ato mund të ndihmojnë në kontrollin e dëshirave për ushqim, në mënyrë që të mos hamë pa pushim, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Indeks më të ulët glicemik
Përveç fibrave, patatet e ëmbla kanë edhe një indeks glicemik më të ulët, duke i bërë ato një alternativë më të shëndetshme ndaj patateve. “Indeksi i glicemisë vlerëson se sa shpejt ushqimi ngre nivelin e sheqerit në gjak. Ushqimet me një indeks të lartë mund të çojnë në rritje dhe rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak, duke shkaktuar shpesh uri dhe mbingrënie”, shpjegoi dietologja.
Është i pasur me lëndë ushqyese
Ajo shtoi gjithashtu se patatja e ëmbël është një superushqim sepse është e pasur me lëndë ushqyese. Ai përmban fibra, vitamina dhe minerale, dhe nuk ka shumë kalori. “E gjithë kjo i bën patatet e ëmbla një ushqim ideal për humbje peshe, sepse ju ndihmon të plotësoni nevojat tuaja ushqyese pa tejkaluar nevojat tuaja për kalori”, tha Agrawal, sipas Health Site./Katror.info