Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar shefin e Gardës Kombëtare të Oregonit, Alan R. Gronewold.
Sipas njoftimit në Facebook të KFOR-it, gjatë takimit, ata diskutuan për sigurinë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e KFOR-it për dialogun e Brukselit.
”KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njotim.
Në njoftim thuhet se, Barduani falënderoi Gronewold për kontributet e shtetit të SHBA-së në KFOR dhe stabilitetin rajonal.
Ndërsa përmes këtij njoftimi, KFOR-i, rikonfirojë edhe një herë bashkëpunimin e ngusht që ka me Policinë e Kosovës dhe EULEX.
”KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet tutje në njoftim.
Gjatë vizitës së tij, ushtaraku nga Amerika u takua me trupat e Komandës Rajonale Lindore, ku u njoftua më shumë për misionin e KFOR-it dhe foli për arritjet e ushtarëve. /Katror.info
Përgatiti:
