Komanda Rajonale West (RC-W) e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, përmes ekipeve të tyre të bashkëpunimit civilo-ushtarak, ofroi disa donacione në favor të të gjitha etnive që banojnë në fushën e tyre të përgjegjësisë.
Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ KFOR bëri të ditur se personeli i RC-W dhuroi sistem ngrohjeje në Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë; pajisje të shumta shkollore në Malishevë; pajisje mjekësore në Mamushë; sistemin e ndriçimit në Deçan, në Manastirin e Deçanit dhe karrige elektrike në Istog.
“Aktivitetet e CIMIC kontribuojnë në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kushte më të mira jetese për të gjithë komunitetin që jeton në Kosovë”, thuhet në njoftim./Katror.info