“Termokos” nuk do t’a ndërprejë furnizimin me ngorhje, për shkak të temperaturave të ulëta të ajrit, si dhe duke u bazuar në parashikimet meteorologjike.
Sipas njoftimit zyrtar të ”Termoskos”, furnizimi do të vazhdoj dhe pas datës 15 prill për rreth 20 mijë konsumatorë.
“Zgjatja e sezonit ngrohës 2022/2023 është në harmoni të plotë edhe me “Rregullën për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji” të ZRRE-së, sipas të cilës ndërmarrja mund të vazhdojë furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje pas afatit të zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës, në rastet kur sipas parashikimeve meteorologjike nuk janë përmbushur kushtet klimatike për të ndërprerë furnizimin me ngrohje”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se bazuar në kërkesën e kryeshefit ekzekutiv, Fisnik Osmani vazhdimi i furnizimit me ngrohje është miratuar unanimisht nga Bordi i Drejtorëve të NP “Termokos” dhe është në kordinim të plotë me KEK-un. /Katror.info