Njerëzit gjithmonë kanë pyetur veten se çfarë duhet për të qenë të lumtur.
Dhe shumë pretendojnë se kanë një recetë të pagabueshme për lumturinë. Ajo që është e sigurt, çelësi është në një mënyrë pozitive të të menduarit. Një herë për këtë foli shkencëtari i famshëm Albert Ajnshtajn.
Ajnshtajni e quajti këtë zgjedhjen më të rëndësishme në jetën e një personi. Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur zgjoheni? A po mendoni për punën që duhet të bëni sot, për të gjitha ato emaile që duhet të marrin përgjigje apo letrat e grumbulluara në tryezën tuaj, për punët e shtëpisë që ju presin? Apo mendoni për gjëra që ju bëjnë të lumtur? Për një puthje nga fëmija juaj para se të shkojë në shkollë, për një përqafim nga një i dashur kur të ktheheni në shtëpi apo që edhe pse nuk keni gjithçka që ëndërroni, gjithçka është mirë në jetën tuaj?
Albert Ajnshtajn dikur tha: “Vendimi më i rëndësishëm që një njeri duhet të marrë është se me cilat parime dëshiron të jetojë. A jeton ai në një botë miqësore apo armiqësore.”
Në çfarë bote jetoni? Si e shihni atë? Varet nga ne që të vendosim dhe këtë vendim e marrim çdo mëngjes. Kur zgjohemi, menjëherë duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: “A jetoj në një botë të mirë, miqësore?”.
Mënyra se si reagoni dhe shikoni rrethinën tuaj ndikon në mënyrën se si shkon dita juaj. Mendimi pozitiv i bën sytë të shkëlqejnë, e mbush një person me energji dhe lumturi.
Kur e filloni ditën duke besuar se bota është e mirë, bëheni më pak të prirur ndaj reagimeve negative nëse gjërat shkojnë keq. Keni më shumë durim dhe shpresë.
Mënyra se si e përjetoni ditën tuaj në fillim ndikon në sasinë e gjërave të mira që do t’ju ndodhin gjatë gjithë ditës. Susan Reynolds, bashkëautore e librit “Teach Your Brain to Be Happy”, beson se ndjenja e kënaqësisë mund ta stimulojë trurin e njeriut aq fort sa ai bëhet disi i programuar për të parë vetëm gjëra pozitive.
Me fjalë të tjera, sa më shumë mirësi të shihni në botën përreth jush, aq më shumë mirësi do të merrni në këmbim.
Duke u zgjuar dhe duke zgjedhur të jetoni në një botë “të keqe”, ju po e jetoni ditën tuaj në një mënyrë krejtësisht të gabuar.
Mendimi pozitiv ka një efekt pozitiv në shëndetin. Redukton rrezikun e depresionit, zvogëlon ankthin dhe na bën më të qëndrueshëm ndaj çdo problemi. Njerëzit që priren të shohin të mirën rreth tyre priren të jetojnë më gjatë dhe të përballen më lehtë me stresin.
Fakti është se është e lehtë të biesh në grackën e mendimeve negative, disa gjëra duhet të na godasin, por duhet të përpiqemi të gjejmë gjithmonë diçka të mirë.
Nëse e filloni ditën me mendime pozitive, jeta do të përmirësohet shpejt. /Katror.info