„Bota Systems“, ndërmarrje e suksesshme me pronarin Klajd Lika, me vendimin e jurisë profesionale, ka fituar çmimin e parë si “Sipërmarrësi i vitit 2022”
Të gjitha rrugët shpien në Hotel Kameha Grand në Zürich. Gjithçka është gati për gala mbrëmjen e ndërmarrësve shqiptarë në Zvicër, të cilën po e organizon edhe këtë vit swissalbs.
Kjo u realizua në një gala mbrëmje glamuroze që mblodhi nën një kulm përfaqësues shqiptaro-zviceranë në fushën e ndërmarrësisë, për të zgjedhur kështu “Sipërmarrësin e vitit 2022”, shkruan Albinfo.
Fillimisht janë pritur në apero të shoqëruar me pikat e përzgjedhura muzikore të kënduara nga Arjeta Zuta në shoqërim të Leutrim Alijit, me piano.
“Swissalbs, mes tjerash angazhohet për humanizëm , përkushtim dhe përgjegjësi dhe sot ne festojmë ndërmarrësinë, inovacionet, sukseset dhe shumë më tepër. Prandaj jemi këtu sot për të dhënë çmimin Sipërmarrësi Swissalbs 2022”, ka thënë në fillim Xhehtare Rexha.
“Fëmijë të mërgimtarëve, prindërve tanë, të cilët kanë ardhur në Zvicër për të punuar këtu. Si punëtorë sezonalë që kishin kërkuar fat më të mirë ose që kishin ikur nga një luftë e tmerrshme për t’u ndjerë të sigurt këtu me familjet e tyre dhe për të ndërtuar një jetë të re. Me punë të palodhur dhe shumë zell për të na siguruar ne fëmijëve një të ardhme më të mirë dhe të pa brenga. vetëmohues dhe të guximshëm në të njëjtën kohë.
Dhe ja ku jemi ne, fëmijët. Të vendosur në një jetë të re. Të suksesshëm si sipërmarrës. Të integruar. Pa brenga. Si pjesë e një shoqërie, Zvicrës, të cilën po e formësojmë gjithnjë e më shumë”, ka thënë z. Avdili veç tjerash./Katror.info