katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
    15 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    15 hours ago
    Sorensen: Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
    15 hours ago
    Sot kryesisht mot me diell
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
    14 hours ago
    Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik
    15 hours ago
    Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta
    1 day ago
    Radiotelevizioni italian me programin e parë në arbërishte
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
    43 minutes ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    15 hours ago
    Dua Lipa dhe Callum Turner po kërkojnë shtëpi pushimi
    16 hours ago
    Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    3 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    2 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    2 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    15 hours ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    6 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Klasike e zjarrtë në finale të Kupës së Mbretit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

Klasike e zjarrtë në finale të Kupës së Mbretit

Last updated: 26/04/2025 10:52 AM
71 Shikime
Shpërndaje
Foto: Sports News

Barcelona e trajnerit Hansi Flick e ka mundësinë që ta mbyllë edicionin me katër trofe. Rrugëtimin drejt këtij suksesi e vazhdon të shtunën nga ora 22:00 në stadiumin “La Cartuja” të Sevillas. Në “El Clasicon” e radhës ndaj Real Madridit, Barça e luan finalen e Kupës së Mbretit.

Skuadra e madhe nga Katalunja është gjysmëfinaliste e Ligës së Kampionëve, udhëheq në La Liga dhe vlerësohet aktualisht si më e mira në Spanjë. Tashmë e ka fituar Superkupën e Spanjës. Ndërkohë Real Madridi i trajnerit Carlo Ancelotti mund t’i fitojë dy trofetë vendorë. Është në finale të Kupës e po ashtu në garë për titull të kampionit.

Madridi ka mbetur katër pikë prapa Barçës në La Liga, ndërsa klasikja spanjolle në kuadër të ligës do të luhet muajin tjetër. Deri në fund të edicionit në La Liga janë edhe pesë xhiro.

Mundesh me e lexu edhe…

Por, gjigantët spanjollë të futbollit fillimisht e kanë gjithë fokusin te finalja e Kupës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Barcelona ka qenë superiore ndaj Madridit në dy klasiket e këtij edicioni. Fitoi 4:0 në La Liga në muajin tetor në “Santiago Bernabeu” . Më pas fitoi 5:2 në finale të Superkupës së Spanjës. Turneu i Superkupës u zhvillua në Arabinë Saudite në janar.

Barcelona ishte shumë më e mirë se Real Madridi në dy ndeshjet e kaluara, por tekniku gjerman nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdatave për italianin Ancelotti.

“Real Madridi ka ekip të jashtëzakonshëm dhe njërin prej trajnerëve më të mirë në botë. Ancelotti ka fituar çdo gjë”, ka thënë Flick. “Ai është zotëri dhe e kam gjithë respektin për të. Të shtunën ne luajmë në finale ndaj Real Madridit dhe natyrisht ndaj Carlos”.

Ancelotti duhet që të gjejë rrugën për ta ndalur Pedrin në mesfushë si dhe dyshen shpërthyese të krahëve, Lamine Yamal dhe Raphinha.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Madridi i ka humbur 12 ndeshje këtë edicion, ndërsa në kampanjën e kaluar i kishte vetëm dy humbje në të gjitha garat.

Rrugëtimin drejt finales në “La Cartuja”, Barcelona e bëri duke e kaluar Real Betisin dhe Atletico Madridin. Për Barcelonën është finalja e parë në Kupën e Mbretit që prej vitit 2021, kur fitoi ndaj Athletic Bilbaos.

Real Madridit, që së fundmi trofeun e Kupës së Mbretit e fitoi në vitin 2023, iu desh goli i vazhdimeve i shënuar nga Antonio Rudiger, për ta eliminuar në gjysmëfinale Real Sociedadin me rezultatin e përgjithshëm 5:4.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Arsenali, Real Madridi e kërkon me çdo kusht fitoren ndaj Barcelonës, për ta mbyllur edicionin me të paktën një trofe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ekipet do të luajnë pa disa prej lojtarëve kryesorë.

Barcelona do të jetë pa Robert Lewandowskin në sulm dhe Alejandro Balden në krahun e majtë të mbrojtjes. Madridi nuk do ta ketë Eduardo Camavingan që e ka humbur sezonin. Francezi Kylian Mbappe mungoi në fitoren 1:0 në udhëtim te Getafe të mërkurën mbrëma, teksa është duke u rikuperuar nga një lëndim në nyjën e këmbës. Por, Ancelotti ka thënë se ai mund të jetë i gatshëm për lojë.

Mbappe u fishkëllye nga tifozët e Madridit në fitoren ndaj Athletic Bilbaos vikendin e kaluar, kur fytyra e tij u paraqit në ekranin gjigant në “Bernabeu”. Ai shpreson që ta fitojë trofeun e parë madhor në Spanjë me klubin mbretëror, pas trofeut të Superkupës së Evropës dhe Kupës Interkontinentale.

Kur Madridi në formacion e ka Mbappen bashkë me Vinicius Juniorin, Jude Bellinghamin dhe Rodrygon, ekipi vuan në pjesën defensive.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ndoshta rivalët janë favoritë, por finalja është finale dhe çdo gjë mund të ndodhë”, ka thënë Ancelotti.

“Duhet të mbrohemi mirë dhe jam i bindur se do të mbrohemi mirë dhe do të kemi mundësi në sulm”.

Barcelona në formacion pritet ta ketë Gerard Martinin në krahun e majtë si zëvendësues të Baldes. Ai mund të vihet përballë Rodrygos, braziliani i cili nuk ka shënuar në 11 ndeshjet e fundit.

“Në nivelin e statistikave ai duhet të performojë. Edhe pse nuk ka shënuar përgjatë kësaj kohe, ai mund të shënoj herët apo vonë”, ka bërë shaka Ancelotti.

“Në ndeshje të tilla ai ka shënuar gjithmonë dhe kam besim të plotë në të”.

Rodrygo i kishte shënuar të dy golat në triumfin e Madridit ndaj Osasunas në finalen e Kupës së Mbretit dy vjet më parë. Ishte trofeu i 20-të i klubit. Barcelona e mban rekordin me trofe në këtë garë, 31 në total. Vendin e dytë e mban Athletic Bilbao me 24 trofe, ndërsa Madridi është i treti./KOHA/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A je një otrovert? Pse ky tip personaliteti mund të jetë dhurata jote më e madhe
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “UDHA” prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Moti sot me diell, vranësira dhe reshje lokale
TAGGED:AncelottiBarcelonaCopa del reyReal MadridSporti n'Katrortop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Punimet në rrugën “Agim Ramadani” shtyhen për 4 maj
Artikulli i ardhshëm Mbi 21 milionë dollarë shiten objektet më të kërkuara të “Game of Thrones” në ankand

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Sporti n'Katror

Sot nis Kampionati Botëror i Atletikës në Tokio

22 Shikime
Sporti n'Katror

Hidhet shorti për ProCredit Superligën: Trepça përballet me Pejën në xhiron e parë

29 Shikime
Sporti n'Katror

Sulmuesi i Kosovës transferohet në Australi

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?