Kanë filluar renovimet në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video ku shihen fillimet e punimeve në Gjinekologji dhe si do të duket klinika pas renovimit.
MSH po ashtu ka bërë të ditur se në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike po investohen rreth 2,430,720.3 euro në përmirësimin e infrastrukturës. Me një hapësirë vepruese me 240,000m2 dhe 286 punonjës, kjo klinikë ofron rreth 1 mijë lindje dhe 5 mijë ekzaminime në muaj.
Ky investim do të përfshij renovime thelbësore në:
Hyrje Kryesore: Për një qasje më të lehtë dhe ambient komod pritës;
Korridore: Për hapësira të sigurta dhe të përshtatshme për pacientët;
Sportele: Për një përvojë administrative më efikase dhe të besueshme;
Dhoma: Për të siguruar mjedis të rehatshëm dhe modern për pacientet tona.
Ky investim synon të avancojë cilësinë dhe kujdesin shëndetësor në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike./Katror.info