Njerëzit që hanë kokoshka çdo ditë, mund të kenë më pak rrezik që të vuajnë nga demenca, ka sugjeruar një studim i ri. Hulumtuesit e Universitetit “Rush” në Chicago kanë bërë zbulimin pasi monitoruan 3300 njerëz për gjashtë vjet dhe i testuan për aftësitë njohëse.
Ata gjetën se kushdo prej tyre që konsumoi rreth 100 gramë në ditë – kokoshka të kripura – kishte më shumë pikë në aftësitë njohëse, krahasuar me ata që s’e konsumuan fare ose tepër rrallë këtë ushqim.
Drithërat janë të pasura në fibra, që ndikojnë në ngadalësimin e ngritjes së sheqerit dhe parandalojnë sulmet e sheqerit, që mund të shkaktojnë bllokada të arterieve dhe inflamacione që rrisin rrezikun e demencës.
Më shumë se gjashtë milionë amerikanë vuajnë nga demenca, por shifrat pritet të dyfishohen në dy dekadat e ardhshme.
Për studimin, që u publikua të enjten në “Neurology”, shkencëtarët analizuan të dhënat e mbi 3300 të rriturve. Mosha mesatare e tyre ishte 75-vjeçare dhe që s’kanë demencë. Ata ishin pjesë e një projekti që mbikëqyri të dhënat e mbi 10 mijë njerëzve në periudhën 1993-2012. U anketuan çdo tre vjet me pyetjen se sa shpesh hanë drithëra dhe u testuan edhe për aftësitë njohëse e memorien. Pjesëmarrësit u ndanë në pesë grupe, bazuar në sasinë e drithërave që konsumonin dhe pikët që merrnin në testime.
Pasi morën për bazë faktorët si mosha, gjinia, edukimi dhe duhanpirja, hulumtuesit gjetën se ata që hanin më shumë drithëra në ditë, kishin shkallë më të ulët të rënies së aftësive njohëse, në krahasim me ata që s’i konsumonin.
Njerëzit që hanin drithëra më shumë, po ashtu kishin më shumë të ngjarë të kishin jetësë më të shëndetshme, duke përfshirë gjumin më të mirë apo kryerjen e më shumë ushtrimeve, gjëra që po ashtu ndihmojnë në uljen e rrezikut nga demenca. /Katror.info