Më 30 Janar, në Pallatin e Rinisë, Sopranoja Jeta Çitaku do të zhvillojë një koncert recital në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo njofton se koncerti do të mbahet nga ora 20:00.
“E nderuar të koncertoj me tenorin briliant shqiptar Josif Gjipalin në përcjelljen e pianistit tonë të shkëlqyer prof Misbah Kaçamakut”, shkruan Çitaku.
Jeta Çitaku është soprane e mirënjohur, e cila përveç programeve në Kosovë, ka zhvilluar edhe paraqitje nëpër vende të ndryshme. /Katror.info
Përgatiti:
