Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë.
Sipas njoftimit të Qendrës Rehabilituese të Viktimave të Dhunës – KRCT, kjo betejë e viktimave tashmë po merr vëmendjen e duhur.
“Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që meriton. Mirënjohje për Vasfije Krasniqi Goodman – simbol i guximit – dhe Vera Mjeku për përkushtimin dhe zërin e palodhur në këtë rrugëtim drejt së vërtetës”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim theksohet se kjo rezolutë sjell shpresë për çdo të mbijetuar që ka pritur drejtësi për vite me radhë. /Katror.info
Përgatiti:
