Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë të paktën edhe një sezon në Arabinë Saudite dhe do ta bëjë këtë me një kontratë të majme ekonomikisht, por kjo nuk është e vetmja arsye pse ai do të mbetet i lidhur me Al Nassr-in.
Sipas asaj që raportohet nga “Marca”, portugezi do të bëhet pronar i një pjese të vogël aksionesh në klubit saudit, gjest që dëshmon gjithë besimin e dhënë ndaj tij, shkruan Albanian Post.
Zyrtarët e klubit, në përpjekje për të treguar admirimin dhe kënaqësinë e tyre për atë që Ronaldo ka bërë që kur mbërriti në Riad, i ofruan atij 5% të pronësisë së klubit si “dhuratë”.
Al Nassr është një klub historik sportiv në Arabinë Saudite dhe aktualisht gjendet në mes të ndryshimeve strukturore, me ardhjen e një CEO dhe presidenti të ri në muajt e fundit.
Qëndrimi i Cristiano Ronaldo-s që nga ardhja e tij ka qenë jashtëzakonisht pozitiv. Nëse ka një cilësi që e ka karakterizuar gjithmonë portugezin, është angazhimi i tij maksimal, kudo që ka qenë.
Dhe, që kur mbërriti, ai e ka trajtuar Al Nassr-in si diçka të tijën, një qasje që do të materializohet me këtë aksion të vogël në klub.
Rinovimi i kontratës nuk ishte në diskutim për pronarët dhe drejtuesit e Al Nassr-it, të cilët duan t’i japin ekipit mjetet e nevojshme për t’u rritur dhe për t’u rikthyer për të konkurruar në një kampionat që është bërë më konkurrues, me dy skuadra aktualisht superiore: Al Hilal dhe Al Ittihad.
Siç u përmend, faktori ekonomik është një element i rëndësishëm: lojtari u rinovua edhe për një sezon për 183 milionë euro, duke u konfirmuar veten në krye të renditjes së pagave të futbollistëve në mbarë botën.
Për më tepër, një faktor tjetër që ndikoi në vendimin për të vazhduar ishte premtimi për krijimin e një ekipi më konkurrues se ai aktual. Ronaldo dëshiron të rrethohet me lojtarë të cilëve u beson. Një prej tyre mund të jetë braziliani Casemiro, i cili po përjeton një situatë të komplikuar te Manchester United./Katror.info