Sipas një studimi të kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Varshavës, copat e luleve të egra urbane janë po aq të pasura me biodiversitet sa livadhet.
Ata krahasuan habitatet e livadheve me kopshtet e mbjella me lule të egra në qendër të qytetit të Varshavës. Ata zbuluan se diversiteti i bimëve, bletëve, dhe fluturave ishte pothuajse i njëjtë në të dyja vendet, megjithatë numri i fluturave ishte dyfish më i madh në livadhet natyrore, shkruan Positive News, përcjell Katror.info.
Ky hulumtim vjen ndërsa qytetet po shtojnë më shumë gjlbërim për të ulur nxehtësinë urbane, për të thithur ujërat e shiut dhe për të rritur biodiversitetin.
Hulumtimi i fundit nga Polonia sugjeron se copat e luleve të egra mund të jenë efektive në arritjen e këtij objektivi.
“Livadhët e mbjella mund të kompensojnë insektet për mungesën e livadheve natyrore të mëdha, veçanërisht në hapësirat e fragmentuara urbane,” përfundoi hulumtimi. /Katror.info
Përgatiti:
