Kori i Filharmonisë së Kosovës bëri debutimin e tij të parë para publikut gjerman të hënën mbrëma, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës. Koncerti u mbajt në Hauptkirche St. Petri në Hamburg dhe u prit me duartrokitje të ngrohta nga të pranishmit, përfshirë edhe personalitete nga sfera diplomatike dhe kulturore, shkruan Katror.info.
Pas suksesit në Hamburg, kori do të vijojë turneun e tij me koncertin e dytë që mbahet sonte në Kirche St. Gertrud – Düsseldorf (Gertrudispl. 26, 40229 Düsseldorf), duke filluar nga ora 19:30.
Ky debutim shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e muzikës kosovare në arenën ndërkombëtare dhe për forcimin e lidhjeve kulturore mes Kosovës dhe Gjermanisë./Katror.info