Kori Siparantum këtë vit do të udhëtojë për në Kore Jugore, pasi që do të prezantohet në edicionin e 12-të të garës botërore për kore, përkatësisht në Gangneung, ku do të marrin pjesë 324 grupe nga 46 shtete të botës.
Ky kor do të prezantohet në dy kategori: Kor të përzier dhe në kategorinë e muzikës bashkëkohore; garë mes kampionëve, thuhet në njoftim.
Ndërkaq Kori Siparantum ka rrezikuar mospjesëmarrjen në këtë garë për shkak të mos mbështetjes financiare, por sipas Memli Kelmendit, Fondacioni i Dua Lipës, “Sunny Hill Foundation” ka mbështetë korin Siprarantum, sikurse që është mbështetur edhe nga kompani të tjera. /Katror.info