Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Malajzisë, Datuk Mohamed Alamin, në Kuala Lumpur.
MPJD thekson se ky takim shënoi fillimin zyrtar të mekanizmit të konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive të punëve të jashtme, si hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit, u diskutuan mënyrat konkrete për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet në arsimin e lartë, dhe koordinimin e mbështetjen diplomatike.
Zëvendësministri në detyrë Ahmeti, falënderoi Malajzinë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit afatgjatë ndërmjet dy shteteve mike, thekson njoftimi i MPJD./RTK/Katror.info