‘Krahët e punëtorëve’ dhe ‘Si e verdhë e sëmurë’ trimfojnë në Festivalin e Filmit të Shkurtë të Lubjanës.
Menjëherë pas lajmit nga Sarajeva, ‘Krahët e punëtorëve’ nga Ilir Hasanaj fiton çmimin kryesor (Grand Prix) dhe ‘Si e verdhë e sëmurë’ nga Norika Sefa fiton çmimin e jurisë ndërkombëtare për filmin më të mirë të shkurtë, në Festivalin e Filmit të Shkurtë të Lubjanës, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës.
Festivali i Filmit të Shkurtë të Lubjanës FEKK Ljubljana Short Film Festival njihet si festival i filmbërësve e kritikëve të gjeneratës se re që pëfaqëson demokratizimin e filmit dhe vlerëson zgjuarsinë në narrativë e prurjet e reja në formë.
“Krahët e punëtorëve” është prodhuar nga Unseen Films, me producent Arvan Berishën dhe Ilir Hasanaj, xhiruar nga Vigan Nimani, montuar nga Enis Saraçi dhe me producent Arvan Berishën.
“Si e verdhë e sëmurë” është prodhuar nga shtëpia filmike CMB, me producent Mentor Shalën e bashkëproducent Besnik Krapin e Norika Sefën, dhe distribuohet nga Square Eyes.
Të dy filmat janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit 2021./Katror.info