katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Nesër hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”
    41 minutes ago
    Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?
    1 hour ago
    Aktori Tom Cruise hyn në librin e Guinness
    2 hours ago
    TikTok rikthehet në Shqipëri
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    6 minutes ago
    Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë
    36 minutes ago
    Hapet thirrja për aplikim në edicionin e 4-të të Shkollës për Aktivizëm 2025
    53 minutes ago
    Kosova ruan stabilitetin demografik – rritje e qëndrueshme e lindjeve në vitin 2024
    1 hour ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova në skenën botërore të astronomisë – Pranvera Hyseni në forumin NEAF
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Kosova në skenën botërore të astronomisë – Pranvera Hyseni në forumin NEAF

Last updated: 07/04/2025 11:19 PM
46 Shikime
Shpërndaje
Foto: Pranvera Hyseni /Facebook

Republika e Kosovës është bërë pjesë e hartës ndërkombëtare të shkencës përmes prezantimit në Forumin më të madh të astronomisë dhe hapësirës në botë, NEAF (Northeast Astronomy Forum & Space Expo), i mbajtur në New York.

Në këtë forum, një vend të veçantë zuri Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës, që u vlerësua si shembull frymëzimi për komunitetin shkencor ndërkombëtar, shkruan Katror.info.

Përfaqësuese e Kosovës në këtë ngjarje ishte Pranvera Hyseni, themeluese e organizatës Astronomy Outreach of Kosovo, e cila në rrjetet sociale ndau emocionin dhe përgjegjësinë e përfaqësimit në një ngjarje të këtij niveli.

Mundesh me e lexu edhe…

Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë

“Pas një historie të dhimbshme, sot qëndrojmë të bashkuar nën një qiell që na përket, me sytë e kthyer drejt së ardhmes… dhe drejt yjeve. Sot, Kosova po njihet edhe në fushën e shkencës, përmes Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar. Në Forumin më të madh të astronomisë dhe hapësirës në botë, në New York, ky institucion u shndërrua në temë të bisedave të rëndësishme dhe një shembull frymëzimi për shumë të tjerë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Katër ditë më parë, Hyseni ndau një tjetër reflektim për pjesëmarrjen në këtë forum ndërkombëtar:

“Çfarë nderi me qenë pjesë e listës së folësve në Forumin e Astronomisë dhe Hapësirës, NEAF (Northeast Astronomy Forum & Space Expo), përkrah disa prej emrave më frymëzues të shkencës, astronautikës dhe eksplorimit hapësinor. Mirënjohje të pafund për ekipën Celestron për mbështetjen e vazhdueshme dhe për përkushtimin ndaj njerëzve e vendeve që kanë më së shumti nevojë për qasje në shkencë.”

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum përfaqëson një hap të rëndësishëm në promovimin e shkencës dhe arsimit në vend, duke dëshmuar angazhimin e të rinjve kosovarë në fushën e astronomisë dhe rolin e tyre në skenën ndërkombëtare shkencore.

Puna e fundit e Pranverës ka konsistuar në një mision shkencor në Paqësor, ku ajo ka operuar një teleskop 4-metërsh në 4,000 metra lartësi mbi nivelin e detit. Ky mision është realizuar falë mbështetjes së NASA-s dhe Universitetit të Kalifornisë dhe ka pasur për qëllim analizimin e asteroidëve dhe mbledhjen e të dhënave të rëndësishme për Sistemin Diellor.

Në vitin 2015, Hyseni themeloi organizatën jofitimprurëse Astronomy Outreach of Kosovo (AOK), me qëllim të popullarizimit të shkencës së astronomisë në Kosovë. Përmes kësaj organizate, ajo ka realizuar aktivitete edukative në shkolla të ndryshme, duke ofruar mundësi për nxënësit që të vrojtojnë trupat qiellorë me teleskopë të siguruar përmes donacioneve ndërkombëtare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për nder të kontributit të saj në fushën e astronomisë, Unioni Ndërkombëtar i Astronomëve dhe Qendra Minor Planet Center emëruan një asteroid me emrin e saj, 45687 Pranverahyseni. Ky asteroid, me përmasa rreth 13 kilometra, është zbuluar nga Catalina Sky Survey në vitin 1995.

Hyseni ka përfaqësuar Kosovën në konferenca dhe tubime shkencore ndërkombëtare, duke vizituar qendra të rëndësishme si NASA dhe universitete prestigjioze si Harvard. Në vitin 2020, ajo filloi studimet pasuniversitare në Shkenca Planetare në Universitetin e Kalifornisë, Santa Cruz.

Për angazhimin e saj të palodhur në promovimin e astronomisë, Hyseni është nderuar me çmimin “Michael D. Reynolds” nga Organizata Ndërkombëtare e Vëzhguesve Hënorë dhe Planetarë, si vlerësim për kontributin e saj në popullarizimin e kësaj shkence /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
TAGGED:astronomiLajme te miraNew Yorkskene boteroreTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Balla kërkon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në BE
Artikulli i ardhshëm Luani, polici shqiptar që bën për të qeshur Gjermaninë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nesër hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”

2 Shikime
Lajme

Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

9 Shikime
Lajme

Aktori Tom Cruise hyn në librin e Guinness

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?