katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Draftraporti i progresit për Kosovën: Progres i limituar dhe stagnim
    49 minutes ago
    PDK e AAK konfirmojnë pjesëmarrjen në takim me Presidenten Osmani
    2 hours ago
    Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri – TRIP
    3 hours ago
    BE në Kosovë: 70% e reformave për integrim varen nga komunat
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Arbitrazhi Ndërkombëtar në Gjenevë jep vendim përfundimtar në favor të KEK-ut
    49 minutes ago
    FBK dhe FIBA hartojnë strategjinë e re 2026–2030 për basketbollin në Kosovë
    2 hours ago
    Epoka e artë e xhudistëve të Kosovës që nisi nga Kampionati Evropian U23
    2 hours ago
    Fermerët e Vushtrrisë të kënaqur: Patatja vendore e kërkuar dhe me çmim të mirë
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    2 hours ago
    Festivali i Këngës në RTK rikthehet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    1 day ago
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
    1 day ago
    Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur nën 30-vjeç në Mbretëri të Bashkuar
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 week ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    2 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    1 week ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    2 hours ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    3 hours ago
    TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore
    5 hours ago
    Pamukkale: “Kështjella prej pambuku” me pishina termale
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova optimiste për pjesëmarrjen në CEFTA
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Kosova optimiste për pjesëmarrjen në CEFTA

Last updated: 02/10/2024 8:55 AM
177 Shikime
Shpërndaje
Foto: AFP

Tensionet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë mbeten sfida kryesore për Procesin e Berlinit, por ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, u tregua optimiste se deri në samit do të ketë një zgjidhje.

Fokusi i konferencës përgatitore të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit, të martën, 1 tetor, në Berlin, ishte bashkëpunimi në fushën arsimit, ekonomisë dhe politikës.

Në një deklaratë përfundimtare ministrat ranë dakord për katër pika kryesore: njohjen reciproke të diplomave universitare, harmonizimin e politikave të investimeve me standardet e BE-së, inkurajimin e partneritetit në fushën e kërkimit dhe inovacionit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Marrëveshjet priten të finalizohen në samitin e Procesit të Berlinit, më 14 tetor, nën drejtimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

CEFTA ende jashtë agjendës

Mundesh me e lexu edhe…

Projekti kryesor i samitit, marrëveshja e shumëpritur e tregtisë së lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, e njohur ndryshe si CEFTA e re, nuk ishte pjesë e deklaratës. Shkak janë mosmarrëveshjet ende të pazgjidhura me Kosovën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, sikurse edhe më parë, në takimin e ministrave të ekonomisë zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, vijojnë të jenë optimistë se do të gjendet një zgjidhje.

Baerbock tha se është me rëndësi, që në këtë dhjetëvjetor të Procesit të Berlinit të arrihet marrëveshja e CEFTA-s.

“Ne po punojmë me përkushtim të madh që në samitin e ardhshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive pas dy javësh të mos festohet vetëm 10-vjetori i Procesit të Berlinit, por që të arrihet një gur kilometrik i rëndësishëm, jo vetëm në drejtim të integrimit evropian, por veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Deri atëherë, ka ende disa gjëra për të bërë. Por është e qartë për të gjithë se marrëveshja rajonale e tregtisë së lirë CEFTA nuk nënkupton vetëm një integrim ekonomik më të fortë dhe një treg rajonal të përbashkët, por që nga kjo përfitojnë në mënyrë konkrete si njerëzit, ashtu edhe kompanitë”, tha Baerbock në një prononcim për median.

Pjesëmarrja e Kosovës në CEFTA varet nga heqja e bllokadës ndaj produkteve serbe, bllokadë e cila bie ndesh me parimet e tregtisë së lirë. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u tregua optimiste se do të gjendet një zgjidhje deri më 14 tetor, por nuk mund të jepte më shumë detaje. Më parë një sërë ministrash pjesëmarrës në takim kishin kërkuar si nga Kosova ashtu edhe Serbia më shumë gatishmëri për kompromis.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, theksoi rëndësinë e zhvillimit të CEFTA-s në për të frenuar largimin e trurit nga Ballkani Perëndimor. Ai tha se shpreson që “liderët e Kosovës dhe Serbisë do ta kuptojnë këtë prioritet për të krijuar mundësi më të mira për të rinjtë në rajon”.

Baerbock për Serbinë: Jo në dy karrige 

Donika Gërvalla nga ana e saj tërhoqi vëmendjen për rreziqet që vijnë në rajon për shkak të marrëdhënieve të ngushta të Serbisë me Rusinë.

“Zëvendëskryeministri i Serbisë u takua së fundmi në Rusi me Putinin, prej të cilit mori udhëzime dhe theksoi se Rusia është një partner strategjik i Serbisë. Vulin theksoi qartë se Serbia nuk do të kërkojë anëtarësimin në NATO apo afrimin me Perëndimin. Për më tepër, Aleksandar Vulin vendosi lule në varrin e vrasësit masiv, Josef Stalin. Është e qartë se ne duhet të angazhohemi në dialog, por nuk duhet të jemi të verbër ndaj rreziqeve që po shtohen gjithnjë e më shumë në rajonin tonë”, tha Gërvalla.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

inistrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e pyetur për këtë rrezik të mundshëm nga Serbia tha se “është vendimtare që të mos qëndrosh në dy karrige njëkohësisht. Kushdo që dëshiron në Bashkimin Evropian, duhet të bëjë një zgjedhje të qartë për vlerat tona dhe për rendin paqësor evropian”.

Procesi i Berlinit mbush dhjetë vjet 

Procesi i Berlinit, i iniciuar në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel feston këtë vit 10-vjetorin e krijimit. Synimi i tij është forcimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin e procesit të tyre të integrimit në Bashkimin Evropian. Vendet pjesëmarrëse përfshijnë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, si edhe shumë vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britania e Madhe. Ndër arritjet kryesore të procesit janë heqja graduale e tarifave të roaming-ut, njohja e diplomave dhe krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, që synon rritjen e integrimit ekonomik dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve. /DW /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:AritjeCEFTAKosovaLajme te miraoptimistepjesemarrjetoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dardanët U15 triumfojnë në ndeshjen e parë të Turneut Zhvillues të UEFA-s
Artikulli i ardhshëm SHBA ndan tre miliardë euro në prodhimin e baterive të automjeteve elektrike

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Arbitrazhi Ndërkombëtar në Gjenevë jep vendim përfundimtar në favor të KEK-ut

1 Shikim
Lajme të mira

FBK dhe FIBA hartojnë strategjinë e re 2026–2030 për basketbollin në Kosovë

1 Shikim
Lajme të mira

Epoka e artë e xhudistëve të Kosovës që nisi nga Kampionati Evropian U23

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?