Kosova është përfaqësuar në ekspozitën e Tokios me dy fotografi ku ilustrohen ushqimet tradicionale dhe zakonet e bashkimit në tryezë të gjeneratave të ndryshme.
Fotografitë e realizuara nga Bujar Gashi kanë arritur që të jenë pjesë e ekspozitës “Dining around the world”, e cila është organizuar nga Minato City, shkruan RTK Live.
Pjesëmarrës në këtë ekspozitë ka qenë edhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari.
“Kosova përfaqësohet me krenari në këtë ngjarje me dy fotografi magjepsëse që ilustrojnë zakonet tona në tryezë. Për bashkëqytetarët tanë që banojnë në Japoni dhe për këdo tjetër që mund të jenë të interesuar, ju inkurajojmë të vizitoni ekspozitën”, thuhet në faqen e Ambasadës.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 1 tetor./Katror.info