Gjatë vizitës së saj në Riad, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Yasir Al-Rumayyan, dhe me Kryeshefin Ekzekutiv të EXPO 2030 Riad, Talal Almarri.
Në këto takime, Osmani ka diskutuar mundësitë për investime strategjike, projekte zhvillimore dhe pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2030. Ajo ka theksuar se vendi ynë do të ketë mundësinë të prezantojë potencialin e jashtëzakonshëm në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
Ky vizitë vjen si një hap i rëndësishëm për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për rritjen e profilit ndërkombëtar të Kosovës./Katror.info









