Kosovarja, Liridona Makica sot ka dhuruar donacion një veturë në vlerë prej 15 mijë euro, për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “ Rexhep Kuçi”, në Suharekë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook.
Muharremaj po ashtu ka thënë se kjo veturë do të shërbej për shërbime të ekipes për pacientët paliativ.
Sipas tij, me këtë donacion sipas tij do të perfitojnë qytetarët e Komunes se Suharekës dhe stafi i kësaj qendre./Katror.info