Një seri eksperimentesh mjekësore që përfshinin anëtarë të ekuipazhit Shenzhou-17 u kryen në stacionin hapësinor kinez, njoftoi Agjencia Kineze e Hapësirës.
Tre astronautë, Tang Hongbo, Tang Shengjie dhe Jiang Xinlin, bashkëpunuan në eksperimente kinematike të gjymtyrëve të poshtme për të studiuar karakteristikat biomekanike të astronautëve në mungesë peshe.
Pas përfundimit të eksperimentit të vrapimit, ekuipazhi kreu një tjetër provë duke përdorur aparatin e tërheqjes, raporton Radio Ndërkombëtare e Kinës (CRI).
Përveç kësaj, astronautët kryen hulumtime të funksionit vizual për të hetuar patogjenezën e dëmtimit të funksionit vizual te astronautët dhe për të propozuar plane të përshtatshme mbrojtjeje.