Për tri ditë me radhë, nga data 17 deri më 19 janar 2025, u zhvillua trajnimi i posaçëm për trajnerët e Këshillave të Vendvotimeve dhe Trupave Menaxhuese të Zgjedhjeve.
Sipas Komisionit të Zgjedhjeve të Kosovës, ky trajnim kishte për qëllim garantimin e një administrimi të drejtë, transparent dhe profesional të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, përcjell Katror.info.
”Trajnimi treditor u fokusua në përgatitjen e trajnerëve me njohuri dhe aftësi për të garantuar një administrim të drejtë, transparent dhe profesional të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Trajnimi përfshiu: Bazat e procesit zgjedhor & teknikat e trajnimit, simulime praktike për proceset e votimit dhe numërimit të votave, organizimi dhe dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe numërimi.
Tutje në njoftim thuhet se përmes prezantimeve, diskutimeve dhe simulimeve, pjesëmarrësit u pajisën me njohuritë e duhura për të përmbushur detyrat e tyre me integritet dhe profesionalizëm. /Katror.info
Përgatiti:
