omisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot në një seancë të rregullt pune, duke filluar nga ora 16:00. Në rendin e ditës parashihen disa çështje të rëndësishme që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e proceseve zgjedhore, shkruan Katror.info
Gjatë mbledhjes, pritet të shqyrtohet dhe të miratohet përbërja e Këshillit për Operacione Zgjedhore. Po ashtu, do të diskutohet dhe miratohet plotësim-ndryshimi i Rregullores Zgjedhore, me qëllim të përmirësimit të kuadrit rregullativ që rregullon zgjedhjet.
Një tjetër pikë e rendësishme e rendit të ditës është trajtimi i procedurave për regjistrimin dhe votimin e personave me nevoja të veçanta, si dhe shqyrtimi i mundësive për pjesëmarrjen në votime të qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës.
Mbledhja do të mbahet në ambientet e KQZ-së dhe është e hapur për përfaqësuesit e mediave./Katror.info