katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Me ftesë të Qeverisë japoneze, Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë bilaterale zyrtare në Tokio
    1 hour ago
    Komuna e Lipjanit organizoi Panairin e Gjuhës, Artit, Shkencës dhe Teknologjisë
    2 hours ago
    KEK zhvillon takim me përfaqësues të bizneseve
    3 hours ago
    Bizneset sërish në protestë kundër liberalizimit të tregut të energjisë
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përurohet çerdhja e re në Skënderaj
    2 hours ago
    Nis Panairi i Përgjitshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2025”
    2 hours ago
    Më 13 gusht nis festivali mjedisor në Kosovë – Green Fest
    3 hours ago
    Osmani pret përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greta Thunberg dhe përpjekja e saj për një botë më të drejtë
    5 hours ago
    Dua Lipa do të jetë ylli i Super Bowl-it 2026?
    5 hours ago
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    20 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    20 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    20 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    5 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    5 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    5 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    6 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    6 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    6 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kris Kristofferson rebel në muzikë, film dhe jetën e përditshme
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Kris Kristofferson rebel në muzikë, film dhe jetën e përditshme

Last updated: 06/10/2024 1:34 PM
146 Shikime
Shpërndaje
Kris Kristofferson | Foto: Stefan Brending

Të diplomosh në Oksford, me një karrierë premtuese si novelist, të marrësh një diplomë nga Akademia Ushtarake West Point, të bëhesh pilot helikopteri ushtarak, të fitosh gradën Kapiten, të jesh ligjërues i gjuhës dhe letërsisë angleze në Akademinë West Point dhe t’i braktisesh të gjitha këto për të punuar si pastrues në studion diskografike, ku idhulli i tij, Johnny Cash, incizonte albumet e tij, vetëm për të shfrytëzuar mundësinë për krijimin e një karriere në Country Music!

E gjitha duket pak jashtë realitetit dhe si skenar nga kuzhina e Hollywoodit, por jo kjo është jeta e vërtetë e Kris Kristofferson.

Vetë rruga e tij që kalon nga fillimet e një karrierë të suksesshme dhe të larmishme, siç është ajo e një novelisti, piloti dhe kapiteni ushtarak, në një rrugë krejtësisht të ndryshme, si pastrues në një studio diskografike, për të ndjekur pasionin e tij për muzikën country, është një histori sa e çuditshme aq frymëzuese.

Mundesh me e lexu edhe…

FIFA njofton se tri rregulla të reja do futen në Kupën e Botës për Klube 

Kristofferson fillimisht ndoqi Kolegjin Pomona ku diplomoi më 1958. Në vitin 1973, Kristofferson mori një doktoratë nderi në artet e bukura nga ky kolegj. Çmimi  iu dorëzua nga mentori i tij, profesor Sontag. Pas kolegjit Pomona dhe Oxfordit ku u shqua edhe për arritjet sportive në boks dhe ragbi, Kristofferson nën presionin e familjes së tij, u bashkua ushtrisë amerikane dhe u emërua si toger i dytë, duke arritur gradën e kapitenit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai u bë pilot helikopteri pasi mori trajnime fluturimi në Fort Rucker, Alabama. Ai gjithashtu kreu shkollën Ranger. Më 1960, ai u transferua në Gjermaninë Perëndimore si pjesëtar i Divizionit të 8-të të Këmbësorisë Amerikane. Gjatë kësaj kohe, ai vendosi të linte ushtrinë dhe të ndiqte shkrimin e këngëve.

Familja e tij, me traditë ushtarake e mohoi atë për shkak të vendimit të tij për braktisjen e karrierës ushtarake.

Ata e panë atë si një refuzim të gjithçkaje për të cilën qëndronin, dhe nuk është e qartë nëse gjakrat janë ftohur dhe ka ardhur deri te pajtimi, megjithëse Kristofferson thoshte se është krenar për kohën e tij në ushtri dhe mori çmimin “Veterani i Vitit” në ceremoninë e çmimeve të veteranëve amerikanë në 2003.

Pas largimit nga ushtria në 1965, Kristofferson u zhvendos në Nashville, qyteti kryesor i Country muzikës në botë. Duke luftuar për sukses në muzikë, ai ndërkohë punonte në punë të ndryshme, ndërkohë që ishte i ngarkuar me shpenzimet mjekësore si pasojë e sëmundjes së djalit të tij, që i çrregullonte sistemin e ushqimit në lukth. Kristofferson  asokohe punonte si pilot helikopteri komercial për firmën e Luizianës jugore Petroleum Helicopters International.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por ai mori edhe një punë tjetër si pastrues i dyshemeve në studiot diskografike “Columbia” në Nashville. Ai takoi aty June Carter, këngëtare dhe bashkëshortja e Johnny Cash-it  dhe i kërkoi asaj t’i jepte Johnny Cash një kasetë të tijën.

Johny Cash, Kris Kristofferson | Foto: AP

Ajo e bëri, por Cash e vendosi atë në një grumbull të madh me të tjera kaseta dhe nuk e dëgjoi. Disa javë pasi i dha Carter-it kasetat e tij dhe nuk kishte reagim nga Johnny Cash, Kristofferson zbarkoi me helikopterin e firmës në oborrin e shtëpisë së Cash-it, duke fituar vëmendjen e tij të plotë.

Nga ky moment gjithçka ndryshon. Me të dëgjuar “Sunday Mornin’ Comin’ Down”, Cash vendosi ta inçizojë atë dhe në 1970 Kristofferson fitoi çmimin për këngën e vitit në “Country Music Association Awards” dhe ky moment shënon fillimin e një veprimtarie ndër më të frytshëm në Country muzikë dhe jo vetëm, Kristofferson zbulohet edhe nga regjisorët e famshëm gjë që i jep mundësi për një karrierë maramendëse si në muzikë ashtu edhe në film. Jo vetëm aq, Kristofferson transformoi muzikën Country.

Në “The Outlaw Country Movement” (Lëvizja e Country rebelëve) të viteve 1970, ai e largoi country muzikën nga tingulli i lëmuar dhe i ëmbël i Nashville drejt një stili më të papërpunuar dhe introspektiv. Ai në këngët e veta nuk këndonte vetëm për dashuritë e braktisura, vajtimet e shoferëve të kamionëve ose kaubojtë e vetmuar. Ai ngjashëm si miku i tij Bob Dylan futi në country tregimet për lirinë personale, të drejtat civile, hidhërimin e gjeneratës me luftërat dhe politikat e gabuara të vendit të tij e deri te homazhet për heronjtë e vrarë të kohës së tij, siç ishin Martin Luther King dhe vëllezërit Kennedy.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kristofferson nuk i mungoi kurrë miqve në ndihmë, përfshirë heronjtë që u bënë mentorë dhe shoqërues të ngushtë të tij si Johnny Cash dhe Willie Nelson. Kristofferson ishte një interpretues i madh dhe krijues i hiteve më vete, por kurrë nuk kishte zërin e artë që kishin miqtë e tij.

Willie Nelson përdori një album të tërë me këngë të Kristofferson për të treguar mjeshtërinë e tij vokale, dhe mjeshtrin e Kristofferson në shkrimin e këngëve.

“Nuk ka këngëtar më të mirë të gjallë se Kris Kristofferson,” tha Nelson në një homazh të shfaqjes së çmimeve të vitit 2009. “Gjithçka që ai shkruan është një standard.”

Kristofferson, më shumë se kushdo, ka kaluar nëpër procesin e krijimit të kulturës hipi dhe Baby Boomer.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Janis Joplin ishte një tjetër mikeshë e ngushtë dhe interpretimi i saj i këngës “Me and Bobby McGee” të Kristofferson do të bëhej hit menjëherë pas vdekjes së saj në 1970. Kristofferson e kuptoi se Joplin e kishte bërë versionin e saj tek pas vdekjes së saj. Ishte versioni më i njohur i çdo kënge të Kristofferson dhe ai do të përdorte aranzhimin e saj në çdo performancë live.

Kënga “Me and Bobby McGee” ku ai e definoi konceptin e lirisë personale me vargjet “Freedom is Another Word for Nothing left to Loose”, (Liria është një tjetër fjalë kur nuk  mbetet asgjë për të humbë) do të bëhet një lajtmotiv i viteve 1970.

“Me and Bobby McGee” është një nga këngët më të famshme dhe të mbuluara gjerësisht të Kris Kristofferson, ku të gjithë, nga Janis Joplin deri te Pink, e kanë vënë veten e tyre në atë këngë që nga viti 1969.

Shpesh keqinterpretohet si kënga e dashurisë së Kristofferson për Joplin, sepse interpretimi i saj blues ka lënë në hije të gjitha versionet e tjera. Ajo e regjistroi këngën shkurt para vdekjes së saj në vitin 1970. Kristofferson merr vesh se Joplin e ka kënduar këngën e tij me lajmin për vdekjen e saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, frymëzimi i vërtetë për këngën erdhi nga producenti Fred Foster i cili ka meritë në këngë vetëm për shkak se kur e ka bërë kërkesën te Kristofferson ai pate thënë: “A mund ta shkruash një këngë për mua dhe Boby McCee”?

Shtëpia diskografike në Tenesi ishte në një ndërtesë në pronësi të mikut të tij dhe kompozitorit Boudleaux Bryant. Barbara McCee, ishte një 29-vjeçare që punonte si sekretare në të njëjtën ndërtesë dhe njihej me pseudonimin Bobbie.

Fosterit i bënte përshtypje ajo, dhe i telefonon Krstofferson që të shkruaj një këngë për të. Kristoferson e dëgjon gabimisht dhe e shkruan McGee në vend McCee”, dhe kështu lind kënga që gati çdo brez këngëtaresh e ka në repertoarin e vet. Fillimisht kënga do të duhej të ishte Road song që përshkruan udhëtimin me autospote të dy personave të dashuruar, por u shndërrua në më shumë se kaq, u shndërrua në himnin për liri personale.

Kristofferson gjithashtu përqafoi shpirtrat e afërm të brezave të rinj më vonë gjatë viteve ‘90 – ta, si këngëtaren Sinead O’Connor. Ajo asokohe ishte një kritike e kishës katolike për abuzimet seksuale që raportoheshin asokohe. O’Connor ishte ftuar në koncertin për kontributin e Bob Dylan në muzikë në vitin 1992 për 30 vitet e kaluara dhe nikoqir i koncertit ishte Kristofferson.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dalje në skenë pasi që Kristofferson e prezanton me “Lady and Gentlemen SineadO’Connor. Por ajo nuk u mirëprit, ajo u ofendua me një refuzim përbuzës nga publiku pasi që dy javë më herët kishte grisur një foto të Papa Gjon Palit II teksa shfaqej në “Saturday Night Live”. Në ato momente të pakëndshme dhe emocionalisht të rënda për të në skenë kthehet Kristofferson dhe i thotë mos lejo që bastardët të mposhtin, ajo ia kthen nuk jam e mposhtur, por gjatë lëshimit të skenës ia plasë vajit. Kristofferson i del në mbrojtje me një solidaritet dhe përqafime mbrojtëse të një miku të vërtetë.

Vite më vonë, ai shkroi dhe incizoi këngën “Motra Sinead”, në të cilën shkroi: “Ndoshta ajo është e çmendur, ndoshta nuk është, por i çmendur ishte Pikaso dhe shumë shenjtorë po ashtu.”

Politikat e tij majtiste mund të ketë qenë “kontradiktat” më të mëdha të tij, e sidomos fakti që vijnë nga një veteran i ushtrisë. Ai ishte kundërshtar i rreptë i regjimit të apartheidit në Afrikën e Jugut, viteve ‘70 – a, ishte një mbështetës i patundur i palestinezëve dhe bëri denoncime të ashpra të shumë veprimeve ushtarake në Amerikën Qendrore dhe Lindjen e Mesme gjatë performancave të tij, ndonjëherë edhe duke zemëruar audiencën. Ai shpesh përplasej me kolegë konservatorë, megjithëse kishte shumë yje konservatorë si miq dhe mbështetës. Kristofferson gjatë një interviste të vitit 1995 me AP kujtoi një grua që ankohej me zemërim për një nga këngët e tij që fliste për vrasjen e foshnjave në emër të lirisë.

Ai i pat thënë: “Epo, çfarë ju ka shqetësuar zonjë, çka ju ka zemëruar – fakti që po e thosha apo fakti që po e bëjmë?” . “Shumë inatoseshin me mua, sepse unë po u tregoja atyre se çfarë po ndodhte,” pat thënë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këngët e tij i shpalonin ndjenjat e tija të brendshme për situatat rreth tij dhe tendencën për të ndikuar në to. Më 2006 ai në këngën “Pilgrim’s Progress”, (Përparimi i Pelegrinit) këndon për dyshimet në forcat e tij për të ndikuar në to.

“A jam mjaft i ri për të besuar në revolucion?

A jam aq i fortë sa të ulem në gjunjë dhe të lutem?

A jam mjaft i lartë në zinxhirin e evolucionit?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Unë bëhem dembel dhe harroj detyrimet e mia

Dhe unë dua drejtësi, por do të kënaqem me pak mëshirë

Unë pata fat, mora gjithçka që doja

Dhe do të isha i poshtër të mos pyesja veten nëse jam i denjë për të gjitha që kam.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse i ka realizuar 21 albume në një hark kohor prej 45 vitesh duke fituar më shumë se 20 çmime muzikore në zhanrin Country mes tyre edhe Grammy për arritjet jetësore, Kris Kristofferson nuk është i ngulitur në kokat e masave si kolegët e tij edhe shkaku që këngët e tij kanë pasur më shumë sukses nga interpretuesit e tjerë që i kanë kënduar ato.

Por, kontributi i tij artistik nuk ishte i kufizuar vetëm në muzikë. Kristofferson ka luajtur në më shumë se 150 filma dhe seriale. Shumë prej këtyre filmave kanë shpërblime nga Oscar, Golden Globe e deri te Bafta. Ai ka luajtur me sukses thuajse në çdo zhanër të mundshëm, nga filmat e vegjël të pavarur e deri te Blockbusterat të Hollywoodit.

Ai luan rolin kryesor në westernin e famshëm “Pat Garet And Billy The Kid” me regjisorin Sam Pekinpah, përkrah aktorit Lee Van Klif dhe këngëtarit Bob Dylan, në muzikalin “The Star Is Born” përkah Barbara Streinsiad, muzikal që fitoi çmimin Oscar e që ribëhet me sukses më 2016 me Bradley Cooper dhe Lady Gaga.

Me regjisorin Martin Scorsese realizon dramën emocionale “Alice Doesn’t Live Here Anmore” film i cili po ashtu fiton Oscar, e deri te filmat aksion, përkrah Wesley Snaps në trilogjinë “Blade”.  Kristofferson vdiq javën e kaluar në moshën 88 vjeçare, edhe pse ai vetë është autor i shumë vargjeve ikonike, ai kishte shpreh dëshirën që tre rreshtat e parë të këngës “Bird On the Wire” (Zogu në tel) nga  Leonard Cohen të jenë mbishkrim në gurin e varrit të tij:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Si një zog në tel

Si një i dehur në një kor mesnate

Jam përpjekur në mënyrën time të jem i lirë.”/Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:ArtistBAFTACountryFilmGolden GlobeHollywoodKris KristoffersonmuzikeOscarpeopletopTophomewestern

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gërshetim kryeveprash shqiptare e botërore në koncertin Filharmonisë së Kosovës
Artikulli i ardhshëm Kosova shpallet fituese e turneut “UEFA Development”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Greta Thunberg dhe përpjekja e saj për një botë më të drejtë

4 Shikime
People

Dua Lipa do të jetë ylli i Super Bowl-it 2026?

5 Shikime
People

Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?