Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Speciale, gjatë këtij takimi, Isufaj dhe ambasadori francez kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Në njoftim tutje thuhet se konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Francës, përmes Ambasadës Franceze në Prishtinë, si dhe për mbështetjen e këtij shteti në ruajtën e pavarësisë institucionale. /Katror.info
Përgatiti:
