Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, me rastin e vizitës së planifikuar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë më 11 mars.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, është diskutuar për përgatitjet e vizitës së rëndësishme të Rutte, si dhe për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s.
Në njoftimin për media, thuhet se Qeveria e Kosovës vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me KFOR-in për forcimin e sigurisë dhe paqes në rajon. /Katror.info
Përgatiti:
