Një biografi e shkurtër e Hasan Prishtinës nga historiani Krenar Avdiu:
Hasan Prishtina lindi më 1873 në Vushtrri në një familje patriote, u vra më 13 gusht 1933 në Selanik me atentat.
Ishte patriot, demokrat, revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me Shtetin Shqiptar.
Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në Parlamentin Osman, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.
Në fillim të vitit 1912 së bashku me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët për organizmin e kryengritjes së përgjithshme të armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqesi kryesor.
Ai mori pjesë aktive në përgatitjen e kongresit të Lushnjës 1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin Shqiptar.
Në vitin 1924 ai u largua jashtë atdheut, gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të perparuar të Levizjes kombëtare Shqiptare deri në vrasjen e tij në Selanik të Greqisë më 1933.
Ai kishte prejardhje nga fshati Polac i Drenices, dhe shkriu pasurinë për çështje kombëtare dhe asnjeher nuk shikoi interesat personale./Katror.info