Kur mendojmë për aktorët më të pasur në botë, janë disa emra që vijnë menjëherë në mendje. Megjithatë, listën e më të pasurve kryesojnë aktorët që nuk janë yjet më të mëdhenj të blockbuster-it.
Aktorët si Dwayne Johnson dhe Tom Cruise janë disa nga ata që fitojnë më shumë në industri vetëm me arritjet e tyre filmike, por kur bëhet fjalë për vlerën totale neto, ka disa yje që “synojnë” shumë më lart, raporton revista New Musical Express.
Me një vlerë të madhe neto prej 3 miliardë dollarësh, ylli i filmit horror të vitit 1987 “The Lost Boys” Jami Gertz është aktorja më e pasur në botë.
Gertz është gjithashtu e njohur për filma të tillë si “Crossroads”, “Less Than Zero” dhe “Quicksilver”, si dhe për shfaqjen televizive të viteve 1980 Square Pegs, Twister nga viti 1996, dhe sitcom i CBS, “Still Standing” dhe sitcom i ABC, “The Neighbors”.
Së bashku me bashkëshortin e saj Tony Ressler, ajo është bashkëpronare e ekipit të NBA-së Atlanta Hawks. Çifti zotëron gjithashtu një pakicë të aksioneve në Milwaukee Brewers.
Me një pasuri neto prej një miliard dollarësh, aktori i dytë më i pasur në botë është Tyler Perry. Ylli i Seinfeld, Jerry Seinfeld është i treti me 950 milionë dollarë, ndërsa Dwayne Johnson është i katërti me 800 milionë dollarë.
Ndër 20 aktorët më të pasur në botë janë:
- Jami Gertz (Pasuria neto: $3 miliardë)
- Tyler Perry (Pasuria neto: $1 miliardë)
- Jerry Seinfeld (Pasuria neto: $950 milionë)
- Dwayne Johnson (Pasuria neto: $800 milionë)
- Shahrukh Khan (Pasuria neto: $715 milionë)
- Tom Cruise (Pasuria neto: $570 milionë)
- George Clooney (Pasuria neto: $550 milionë)
- Robert De Niro (Pasuria neto: $500 milionë)
- Amitabh Bachchan (Pasuria neto: $455 milionë)
- Mel Gibson (Pasuria neto: $425 milionë)
- Adam Sandler (Pasuria neto: $420 milionë)
- Kevin Hart (Pasuria neto: $450 milionë)
- Arnold Schwarzenegger (Pasuria neto: $450 milionë)
- Ryan Seacrest (Pasuria neto: $450 milionë)
- Jack Nicholson (Pasuria neto: $400 milionë)
- Tom Hanks (Pasuria neto: $400 milionë)
- Larry David (Pasuria neto: $400 milionë)
- Bill Cosby (Pasuria neto: $400 milionë)
- Jackie Chan (Pasuria neto: $400 milionë)
- Jennifer Lopez (Pasuria neto: $400 milionë)/Katror.info