Princi i Kurorës së Norvegjisë, Haakon, inauguroi të mërkurën elektranën më të madhe lundruese të erës në botë pranë, platformës së naftës Gullfaks C në Detin e Veriut.
Termocentrali do të furnizojë me energji elektrike pesë platforma të naftës dhe gazit për të reduktuar emetimet e tyre të dioksidit të karbonit.
“Sot ne po bëjmë histori,” tha kryeministri Jonas Gahr Støre në hapje, njoftoi agjencia e lajmeve NTB.
Edhe pse projekti është i kushtueshëm, dikush duhej të ishte lider i kësaj teknologjie, shtoi kryeministri.
Hywind Tampen është impianti i parë i këtij lloji në Norvegji dhe përbëhet nga njëmbëdhjetë turbina lundruese. Ndërtimi ka kushtuar rreth 700 milionë euro.
Me një kapacitet total të planifikuar prej 88 megavat, pritet të mbulojë afërsisht një të tretën e nevojave për energji elektrike të platformave të naftës dhe gazit Snorre A dhe B dhe Gullfaks A, B dhe C./Katror.info