Supat e shtëpisë janë ushqim ideal në kohët e vranëta e me shi, sidomos nëse janë të marume me perime t’freskëta. Disa supa madje, pos që t’mbajnë t’nxehtë e t’kënaqin me shijen që kanë, dijnë me përmbajtë edhe vlera ushyese e munden me ju parapri virozave e gripeve t’ndryshme.
E njohun edhe si imuno-supë, supa me karrotë dhe xhenxhefil asht supa që DUHESH me e përgatitë po e pate imunitetin pak ma t’dobët, apo po deshe mos me u ftohë gjatë këtyre ditëve ku çdo i dyti asht me ndonji ftohje, grip apo koll. Për ma tepër, kjo supë asht ideale për kando që asht vegjetarian/e, sepse nuk përmbanë produkte shtazore dhe i duhen 3 hapa t’thjeshtë për me e realizu.
PËRBËRËSIT:
HAPI 1:
1 qepë (e prerë imët)
1 thelb hudhër (e imtësume)
4 karrota (t’prera n’copa)
50 gr xhenxhefil i freskët (i qëruar dhe i prerë n’copa)
1 lugë çaji oregano
2 lugë vaj ullini
1 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji biber i zi
3 gota supë perimesh (2 kubëza supe me 1 l ujë)
1 lugë gjelle shafran/kurkumë pluhun (Turmeric)
1/2 gotë krem-qumësht
1 fije tumze (e freskët)
HAPI 1:

Shto vajin e ullinit n’tenxhere bashk me perimet e freskëtadhe erëzat. Fërgoji krejt përbërësit mirë për 7 minuta. Përziji merimet kohë pas kohe.
HAPI 2:

Shto supën e përgatitun dhe ziji perimet për 25 minuta.
HAPI 3:

Vendose supën dhe perimet n’blender apo shfrytëzoje blenderin mobil për me e blu supën. Shto krem-qumështin, bluje masën deri sa t’bahet tanësisht e njitrajtshme dhe kremoze dhe servo.
REZULTATI:

Servoje supën n’pjata t’thella e sipër shtoja pak borzilok apo barishte t’freskëta, pak krem-qumësht sipër e servoje me pak copëza buke t’rreshkun paraprakisht, ose me keksa t’njelbët. Pjesën që t’tepron fute n’tegëll ose shishe t’xhamit e ruje n’frigorifer. Kësisoji, supa qëndron për 2-3 ditë dhe mundesh edhe n’punë me marrë me vehte.
E nëse ke interesim me mësu edhe ndonji recetë t’re t’supave me plot shije, ne ta rekomandojmë supën me domate, supën me speca t’kuq – supë kjo që nuk besojmë ta kesh provu deri më tash. E edhe supa me thjerrëza e limon asht nji “must try”. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
