Ripublikimi i albumit të Taylor Swift i vitit 1989 ka më shumë transmetime brenda një dite në historinë e çdo albumi të publikuar në Spotify.
Në të njëjtën ditë, Swift theu edhe rekordin e saj dhe fitoi edhe një herë titullin e artistes me më shumë transmetime në 24 orët e para të publikimit të albumit. Ajo së pari e arriti këtë rekord me albumin e saj të 10-të të xhiruar në studio, Midnights, në tetor 2022.
1989 (Versioni Taylor) përmban 16 këngë nga versioni origjinal i albumit (13 këngë të rregullta dhe tre këngë bonus) dhe pesë këngë të reja shtesë.
Këngëtarja njoftoi në vitin 2019 se planifikon të ri-regjistrojë dhe riprodhojë gjashtë albumet e saj të para të xhiruara në studio, pasi ish-shtëpia e saj diskografike shiti regjistrimet e saj master. Që atëherë, ajo ka lëshuar Taylors Version për albumet Red, Speak Now, Fearless dhe 1989. Priten edhe albumi Reputation dhe albumi i saj i parë, i quajtur Taylor Swift. /Katror.info