katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë
    5 hours ago
    Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim
    6 hours ago
    Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
    6 hours ago
    Moti sot në Kosovë
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rritje e ndjeshme e interesimit për blerje të patundshmërive në Kosovë
    5 hours ago
    Ministria e Arsimit pritet t’i subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollorë edhe këtë vit
    5 hours ago
    Edhe këtë vit ndjekësit e Sunny Hill do të kenë transport falas me Trafik Urban 
    5 hours ago
    Drin Shaqiri me super-debutim me NAVI-n në CS
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    6 hours ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    1 day ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    5 hours ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    1 day ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Ky është vendi im” – Liberalizimi i vizave s’i largon turistët kosovarë nga Boga
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Ky është vendi im” – Liberalizimi i vizave s’i largon turistët kosovarë nga Boga

Last updated: 29/01/2024 12:35 AM
123 Shikime
Shpërndaje
Foto: Arben Hoti /Radio Evropa e Lirë

Këpucët e dimrit të fëmijëve dhe shtresat e lëmuara të sajave lënë shenja mbi dëborën që vezullon nën rrezet e diellit.

Edhe në temperatura nën zero gradë Celsius, pista e skijimit në fshatin Bogë në Pejë – pjesa perëndimore e Kosovës – ka joshur dhjetëra turistë nga zona të ndryshme të vendit në një ditë me diell në fund të janarit.

Duke tërhequr një sajë prapa vetes, Mimoza Dreshaj argëton djalin e saj pesëvjeçar.

Mundesh me e lexu edhe…

Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë

E lindur në këtë fshat, ajo kthehet këtu çdo dimër për të shijuar bardhësinë e borës dhe kënaqësinë e sporteve dimërore, si skijimin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Arben hoti, Radio Evropa e Lirë

“Ky është vendi im. Jo që nuk kam mundësi të udhëtoj jashtë shtetit, por unë dua ta mbështes vendin tim”, thotë Mimoza për Radion Evropa e Lirë.

Që nga 1 janari, Mimoza dhe të gjithë ata që posedojnë pasaporta biometrike të Kosovës mund të udhëtojnë nëpër vendet e zonës Schengen – ku kryesisht përfshihen shtetet e Bashkimit Evropian – pa pasur nevojë të pajisen me viza turistike paraprakisht.

Edhe para liberalizimit të vizave, Mimoza tregon se ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme të Evropës. Por, destinacion i vetëm për familjen e saj gjatë dimrit ka qenë Boga.

Foto: arben hoti, radio evropa e lirë

“Si të bjerë pak borë, ne duhet të jemi këtu patjetër. Pavarësisht mundësive, se ndoshta infrastruktura mungon, por bashkëfshatarët këtu e zhvillojnë mirë turizmin”, thotë Mimoza, që tani jeton në qytetin e Pejës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitet e fundit, numri i turistëve në rajonin e Pejës nga pjesë të tjera të Kosovës është rritur dukshëm, veçanërisht kur merret parasysh numri i netëve që ata kanë qëndruar nëpër hotele apo vila turistike.

Trendi i turizmit në Pejë

Numri i netëve që qytetarët e Kosovës i kanë shpenzuar në hotele dhe vila në rajonin e Pejës është ngritur dukshëm kohëve të fundit.

E, me gjithë mundësinë që pasionin e skijimit ta praktikojë në pista më të zhvilluara në vende të ndryshme të Evropës, Mimoza nuk tundohet nga këto opsione.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
foto: arben hoti, radio evropa e lirë

“Të gjithë këta njerëz që punojnë e ndërtojnë këtu, ne duhet t’i mbështesim. Nëse ne nuk i vizitojmë, atëherë kush tjetër…?!”, thotë ajo, duke shtuar se i di sfidat e fshatrave të Bogës, që shpeshherë thotë se përballen me mungesë rryme e rrjeti telefonik.

Problemet e infrastrukturës i përjetoi atë të hënë edhe Arianit Berisha, një i ri nga Peja, që po skijonte në Bogë bashkë me shokët e tij të ngushtë.

Pasi e ngjiti një pjesë të pistës përmes linjës teleferike, Arianiti mbeti në pritje që linja të fillonte të lëvizte sërish. Pas rreth 15 minutave, ai u dorëzua dhe filloi të skijonte nga ajo zonë.

Me gjëra të tilla, ai tregon se nuk është përballur gjatë udhëtimeve të tij në Zvicër e Austri, ku edhe ka skijuar. Por, Boga e josh për shkak të afërsisë dhe mundësisë që ta vizitojë çdo vikend.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Vij këtu me shokë, sepse është afër. Pimë ndonjë birrë edhe lëshohemi me ski. Por, dallimi me Zvicër e Austri është si nata me ditë”, thotë Arianiti.

Për këtë dallim është i vetëdijshëm edhe një tjetër turist në Bogë, Berat Musliu, nga Vushtrria. Me tre fëmijët e tij përkrah vetes, Berati tregon se, megjithatë, këtë rajon e viziton një ose dy herë në vit.

“Kryesisht shkojmë në vendet malore të Kosovës për shkak të skijimit. Klima ka ndryshuar paksa dhe në shumë vende të Kosovës po ka pak borë. Vetëm vendet malore ta japin mundësinë për ta shijuar pak dimrin dhe për të skijuar”, thotë ai.

Berati nuk e përjashton mundësinë që së shpejti ta provojë skijimin edhe ndokund tjetër në Evropë, por shpreson se edhe Kosova do të bëjë më shumë për të investuar në qendrat e skijimit që ka.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qeveria e Kosovës e ka zhvillimin e sektorit të turizmit pjesë të programit qeverisës për vitet 2021-2025. Në këtë program, vëmendje të veçantë merr turizmi malor, që përfshin qendrat e skijimit, rritjen e kapaciteteve akomoduese njerëzore dhe përmirësimin e infrastrukturës përkatëse.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku gjendet edhe Departamenti për Turizmin, nuk u përgjigj në pyetjet e REL-it lidhur me këtë temë, e veçanërisht për ndikimin që mund ta ketë liberalizimi i vizave në turizmin e brendshëm në Kosovë.

Foto: Arben Hoti /RADIO evropa e lire

Pronarë të vilave përreth qendrës së skijimit në Bogë i thanë REL-it se nuk kanë vërejtur ndonjë rënie të numrit të turistëve pas liberalizimit të vizave.

Njëri, megjithatë, tha se numri ka qenë në rënie në vitet e fundit, ndërsa një tjetër tha se vetëm mungesa e borës ndikon në rënien e turistëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kosova është e ndarë në pesë rajone turistike: rajoni qendror i Prishtinës; rajoni turistik i Alpeve Shqiptare – Bjeshkët e Nemuna; rajoni turistik i Sharrit; rajoni turistik i Anamoravës dhe rajoni turistik i Mitrovicës.

Brezovica, Malet e Sharrit, Gryka e Rugovës, Shpella e Gadimes, Ujëvara e Mirushës, Burimi i Drinit të Bardhë, Prevalla dhe disa monumente kulturore janë destinacione të njohura turistike.

Një profesor i gjeografisë në Shkollën Fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, Kushtrim Rogova, është frekuentues i të gjitha këtyre destinacioneve.

Megjithatë, para se të vendoste të shkonte në Bogë këtë herë, ai kishte shqyrtuar mundësinë ta shfrytëzonte pushimin për të udhëtuar diku tjetër në Evropë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ta them të drejtën e kam pasur dilemë. Edhe e kam plan për të ardhmen e afërt që të shkoj në një vizitë diku. Por, s’do të thotë që tash të sillemi sikur të na kishin zgjidhur, të vrapojmë krejt [drejt vendeve të zonës Schengen]”, thotë Kushtrimi.

Ai tregon se, bashkë me bashkëshorten dhe pjesëtarë të tjerë të familjes, viziton shpeshherë qendrat e skijimit nëpër Kosovë, si në Bogë, Brezovicë e Brod. Udhëtimet e tij i përcjell edhe me fotografi, të cilat më vonë i publikon në llogarinë e tij në Instagram.

“Kam dëshirë ta promovoj vendin tim. Mundohem sa më shumë ta nxis atdhedashurinë edhe te nxënësit. Kam qejf t’ua fus në zemër”, thotë Kushtrimi, teksa shijon pamjet e Bogës nga një karrige, përkrah bashkëshortes.

Fshati i Bogës gjendet rreth 1.400 metra në lartësi mbidetare, pranë majës së Hajlës. Fshati, ku në vitet e fundit janë ndërtuar shumë vila e resorte turistike, është i rrethuar nga malet e Rugovës. /Radio Evropa e Lirë /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Bjeshket e RugovësBogaKosovalajme të miraLiberalizimi i vizavetopTophometurizem

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rritja e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara – tregtia aktiviteti dominues
Artikulli i ardhshëm ‘Metali i çuditshëm’ mund të jetë e ardhmja për një botë më efikase në energji

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Rritje e ndjeshme e interesimit për blerje të patundshmërive në Kosovë

1 Shikim
Lajme të mira

Ministria e Arsimit pritet t’i subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollorë edhe këtë vit

11 Shikime
Lajme të mira

Edhe këtë vit ndjekësit e Sunny Hill do të kenë transport falas me Trafik Urban 

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?