katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    11 minutes ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    2 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    2 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    7 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    9 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    9 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    20 minutes ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    6 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    9 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    7 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Lady Gaga, artistja që bëri revolucion në industrinë muzikore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Lady Gaga, artistja që bëri revolucion në industrinë muzikore

Last updated: 05/11/2023 10:18 AM
258 Shikime
Shpërndaje
Foto: Getty Images

E lindur si Stefani Germanotta, Lady Gaga është një nga artistet me këngët më të shitura në histori. Me të drejtë, vitet e trajnimit të Lady Gaga-s – nga marrja e mësimeve të pianos në moshën 4-vjeçare deri te studimi i shkurtër në programin prestigjioz të teatrit muzikor të Arteve Kolaborative të Universitetit të Nju Jorkut e përgatitën atë të bëhej një nga këngëtaret më teknike të pop-it të të gjitha kohërave. Me diapazonin e aftësive të saj muzikore dhe vokale dhe shtoja aftësinë e krijimtarisë së saj inovative, Gaga krijoi formulën perfekte për t’u bërë një nga yjet më të mëdhenj të brezit të saj.

Para se të gjente famë, si Lady Gaga, ajo me emrin e saj të vërtetë Stefani Germanotta, punonte me Sony/ATV Music Publishing si kompozitore ose bashkë-kompozitore ku shkroi këngë për të gjithë, nga Britney Spears, New Kids on the Block, Pussycat Dolls, Jennifer Lopez, Michael Bolton etj.

Ajo për karrierën personale si këngëtare krijoi muzikë me emrin artistik, një referencë për hitin e grupit Queen “Radio Ga Ga” – vite përpara se të tërhiqte vëmendjen e ekzekutivit të Interscope, Vincent Herbert, të cilin tani ajo e vlerëson për zbulimin e saj. Përfundimisht, Lady Gaga u prezantua me albumin e saj të rëndësishëm, “The Fame” të vitit 2008, nën etiketën Interscope Cherrytree Records.

Mundesh me e lexu edhe…

Fillimisht Radio stacionet refuzonin të emitonin këngët nga albumi me pretekst se janë shumë të vrazhda, shumë të orientuar drejt stilit dance, tepër underground dhe nuk i pranon tregu.. por ajo vazhdonte me këmbënguljen e saj. Më 2009 ajo në revistën The Independent i përgjigjet kritikëve me fjalët “Unë quhem Lady Gaga. Kam vite që jam në skenën muzikore dhe po ju them, kjo është muzika që po vjen” duke ju referuar albumit të saj “The Fame”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe kishte të drejtë. Vtin pas premierës së “The Fame”, Lady Gaga mori nominimin e saj të parë për GRAMMY për “Just Dance”. Një dekadë më vonë, ajo kishte fituar 13 GRAMMY dhe kishte 36 nominime për GRAMMY në total.

Lady Gaga u rrit duke dëgjuar artistë si Michael Jackson, Beatles, Stevie Wonder, Queen, Bruce Springsteen, Pink Floyd, Led Zeppelin, Whitney Houston, Elton John, Prince dhe Blondie, të cilët të gjithë kanë ndikuar në muzikën e saj. Frymëzimi muzikor i Gaga-s varion nga këngëtarët e dance-pop si Madonna, Beyonce dhe Michael Jackson tek artistët glam rock si David Bowie dhe Freddie Mercury.

Foto: Getty Images

Elementet e rebelimit i ka të frymëzuara nga Punk kultura ndërsa stili vizual nga Glam Rock dhe pop art i Andy Warhol.  Ajo është krahasuar me Madonën, e cila ka thënë se e sheh veten të reflektuar tek Gaga. Gaga thotë se ajo dëshiron të revolucionarizojë muzikën pop siç ka bërë Madonna. Gaga ka përmendur gjithashtu grupet Heavy Metal si një ndikim  te ajo veçanërisht Iron Maiden, Black Sabbath dhe Marilyn Manson.

Por, ashtu si artistët tjerë kanë ndikuar në punën e saj edhe Gaga dhe puna e saj kanë ndikuar te artistë të ndryshëm duke përfshirë Miley Cyrus, Nicki Minaj, Ellie Goulding, Jennifer Lopez, Bebe Rexha, Ava Max, e deri te Kanye West.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Deri në vitin 2016, Lady Gaga kishte katër albume numër 1 në konton e saj. Në vitin 2018, ajo nënshkroi për të qenë aktorja kryesore në ribërjen e muzikalit “A Star Is Born” me Bradley Cooper, duke u marrë edhe rol të dyfishtë si kompozitore dhe producente për kolonën zanore të filmit (Sound Track). Albumi ishte një sukses i menjëhershëm, duke e bërë Lady Gagan gruan e parë me pesë albume numër 1 në vitet 2010. Në vitin 2019, Lady Gaga u bë personi i parë në histori që fitoi një GRAMMY, Oscar, BAFTA dhe Golden Globe në një vit të vetëm.

Pavarsisht se shumë kritikë dhe një pjesë e publikut mundë të kenë përshtypjen se Lady Gaga nuk ka ofruar asgjë më shumë se sensacion dhe argëtim dhe se veprimtaria e saj nuk ka ndikim kulturor afatgjatë siç kanë pasur disa parardhëse të saj, ajo ka dëshmuar se mund të ketë cilësi dhe trimëri të bashkëpunojë me figura legjendare të pop, rock, xhaz dhe swing.

Pavarësisht dallimit të plotë në kuptimin e epokës, fansave dhe punës së tyre, Tony Bennett legjenda i jazit dhe swingut disa gjenerata më i vjetër dhe Lady Gaga krijuan një miqësi dhe partneritet të papritur. Tony Bennett ishte i famshëm për standardet e tij tradicionale, në meloditë dhe zhanret e xhazit. Ndërsa Lady Gaga pop ikonë dhe pianiste shumë e talentuar dhe këngëtare e trajnuar në mënyrë klasike.

Në vitin 2013, Gaga dhe Toni performuan në ballon final të inaugurimit të dytë të Presidentit Obama. Dyshja publikuan dy albume së bashku, u nisën në turne dhe vazhduan të performojnë deri në pensionimin e Tony-t në fund të vitit 2021 në moshën 95-vjeçare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi i parë i përbashkët “Cheek to Cheek” ishte një sukses më 2014, i lavdëruar edhe nga kritikët e xhazit me melodi klasike të xhazit nga Cole Porter  Irvin Berlin, Duke Ellington etj.

“Love for Sale” albumi i dytë i përbashkët u publikua në 2021. Albumi përbëhet kryesisht nga hitet e vjetra të Broadway-it, të ringjallura nga Gaga dhe Bennett të adoptuara në stilin e tyre por me kujdes të madh që të mbeten klasike. Lady Gaga ka mbetur shoqja dhe mentorja e ngushtë e Tony deri në vdekjen e tij më 21 korrik 2023.

“Fakti që Toni më sheh si një këngëtare xhazi me origjinë natyrale është ende diçka që nuk e kam kapërcyer”. Në një moment të bukur të kapur në performancën e fundit live të Tony-t, Gaga këndon “The Lady is a Tramp” ( Zonja endacake) me këngëtarin legjendar, përpara se ta ndihmonte për ta shoqëruar atë nga skena për herë të fundit.

“Sweet Sounds of Heaven” bashkëpunim i jashtzakonshëm mes Lady Gaga dhe Rolling Stones, ku kontribuon edhe Stevie Wonder pa dyshim se do të mbetet në katalogjet e muzikës se pavdekshme. Kënga u publikua më 28 shtator 2023 si kënga e dytë nga albumi i fundit të Rolling Stone “Hackney Diamond”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sweet Sounds of Heaven” u prit me komente të vlerësuara nga kritikët. The Telegraph e vlerësoi atë me 5 nga 5 yje, dhe e quajti këngën “një këngë emocionuese, proto-gospel që i përket niveleve më të larta të katalogut yjor të Stones”. Revista Consequence e përshkroi “prerjen himnizuese” si “një nga këngët më të mira të skenës aktuale muzikore”, me ndërveprimin vokal midis Jagger dhe Gaga. American Songwriter vlerësoi këngën “me të vërtetë epike” si “dëshmi se rock and roll dhe muzika soul mund të jetojnë në mënyrë harmonike”, ndërsa revista Rolling Stone e përshkroi më tej atë si një “udhëtim shpirtëror me rrjedhje të lirë” me një “vibe ungjillore”.

RTÉ (Radiotelevizion irlandez i specializuar për muzikë) e konsideroi këngën kulmin e albumit, duke thënë “këta janë Stones në excilim, një varg kozmik i një kënge ungjillore që përmban ndoshta vokalin më të mirë të Lady Gaga-s dhe pianon mrekullibërës të Stevie Wonder.”

Që nga ngritja e saj në famë, Lady Gaga ka ndjekur shumë rrugë bamirësie për të ndihmuar në promovimin e një bote më të mirë dhe më të sigurt. Ajo tashmë është e njohur për mbështetjen e saj të përkushtuar për komunitetin LGBTIQ.

Në vitin 2012, Gaga themeloi The Born This Way Foundation me synimin për të ndihmuar njerëzit në shëndetin e tyre mendor dhe për të punuar me ta për të ‘ndërtuar një botë më të mirë dhe më të guximshme’. Kohët e fundit në 2021, Fondacioni Born This Way njoftoi se do të dhuronin 250,000 dollarë për të mbështetur dhe adresuar nevojat e shëndetit mendor të studentëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Rolling Stones

Në vitin 2020, Gaga vazhdoi të grumbullonte 127.9 milionë dollarë në një bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë(OBSH) dhe Global Citizen përmes një ngjarjeje transmetimi global, ku u përfshinë shumë yje dhe të famshëm nga e gjithë bota. Vetëm dhjetë vjet më parë, ajo mblodhi gjithashtu 500,000 dollarë për të mbijetuarit e tërmetit të Haitit përmes të ardhurave të turneut të saj Monster Ball. Përveq kësaj Gaga ka bashkëpunuar me VIVA Glam të MAC AIDS Fund për të ndihmuar në grumbullimin e 160 milionë dollarë për të ndihmuar në mbështetjen e luftës globale kundër HIV/AIDS.

Me shumë besim mund të thuhet se Lady Gaga është fenomen i këtij brezi, nga komponimi, instrumentaliste, këngatare, inspiruese në botën e modës, e deri te aktrimi ajo ka sjellë diçka të re.

Nëse në kohën e vet David Bowie gati na bindi se është jashtëtokësor, Lady Gaga është shumë afër të na bind. Mjafton të shikohet performansa e saj live me Rolling Stone duke interpretuar klasikun e Stones “Gimme Shelter” dhe Hollywood-i të ketë inspirim të mjaftueshëm për ndonjë film Sci – Fi se si do të duhej të dukej një jashtokësor, që bën mrekullira./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Muzika greke – nga muzat e lashta te hitet botërore
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Fjalët që nuk mund të thuheshin u kënduan. Sot i këndon e gjithë bota. Rrënjët e muzikës moderne
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jimi Hendrix: Nga ukuleja me një tel te kitaristi më ndikues në histori të muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
TAGGED:artisteBAFTAGrammyJazzLady GagamuzikeOscarpeoplerockRolling StoneTonny BennettopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Al-Nassr Ronaldo bëhet lojtari i parë që shënon 400 gola pas moshës 30-vjeçare
Artikulli i ardhshëm Dua Lipa, Madonna dhe Coldplay do të jenë titullarët kryesor të festivalit “Glastonbury 2024”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë

3 Shikime
People

Banksy vjen me mural të ri në Londër

7 Shikime
People

Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?