Suksesi i “There’s Still Tomorrow”, filmi i Paola Cortellesi i cili arriti rekorde, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së producentëve dhe profesionistëve ndërkombëtarë.
Sipas disa thashethemeve të raportuara nga MoviePlayer, këngëtarja e famshme Lady Gaga po përpiqet të blejë të drejtat ekskluzive të këtij filmi për të bërë një xhirim në Hollywood, pavarësisht se për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar prej saj.
Rreth dy muaj më parë “There’s Still Tomorrow” u zgjodh për çmimin e vitit të “Nastro d’Argento”, transmeton Living.al.
Me mbi 32 milionë euro, filmi fenomen ka shënuar një rekord shitjesh të biletave në Itali, duke tejkaluar dy filmat ikonë të vitit 2023, “Barbie” dhe “Oppenheimer”, të cilët dominuan në kinematë botërore./Katror.info